Si lindi maratona?
Ishte viti 490 p.e.s. dhe grekët sapo kanë fituar luftën kundër persëve në gjirin e Maratonës. Kjo fitore e rëndësishme duhej të përhapej në të gjithë Athinën. Në mungesë të teknologjisë dhe rrethanave në të cilën jetohej ishte e pamundur që lajmi të përhapej përnjëherë, kështu që ishte i detyruar njëri nga ushtarët të udhëtoj për ti informuar qytetarët për këtë fitore të rëndësishme. Mes ushtarësh gjendej një vrapues i quajtur Pheidippides. Detyra e përhapjes së lajmit iu besua atij. Nga gëzimi i madh për këtë fitore, lajmëtari vrapoi 42 kilometra nga gjiri i Maratonës e deri në Athinë. Me të mbërritur aty pasi bëri njoftimin e tij, lajmëtari i rraskapitur u rrëzua dhe vdiq nga ai vrapim i gjatë.
Për të përkujtuar vrapimin e tij dramatik, në lojrat olimpike u caktua një diciplinë e re me një gjatësi prej 42 kilometrave. Sot, garat maratonë zhvillohen kudo nga Poli i Veriut deri në Murin e Madh të Kinës. Vetëm në Amerikë, tani ka më shumë se 1100 maratona çdo vit. Në vitin 1976, rreth 25,000 vrapues përfunduan maratonat në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2016, numri i konkurentëve që përfunduan 42 kilometra ishte rritur në 507000.
Për ata që kanë vrapuar një maratonë, planifikojnë të vrapojnë një ose planifikojnë të mbështesin dikë që vrapon, duket më frymëzuese duke ditur se ky vrap historik bazohet në ushtarët që mbrojnë shtëpinë e tyre pas një beteje të gjatë.
Një vrapim 42 kilometra para 2500 vitesh po inspiron gjeneratë pas gjenerate deri në ditët e sodit.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK