Një histori tregon se dy miq po ecnin nëpër shkretëtirë. Gjatë udhëtimit, ata u grindën dhe njëri shok i dha një shpullë tjetrit në fytyrë.
Ai që u godit me shuplakë u lëndua, por pa thënë asgjë, shkroi në rërë “Sot shoku im më i mirë më goditi në fytyrë”.
Ata vazhduan të ecin derisa gjetën një oaz, ku vendosën të laheshin. Ai që ishte goditur me shuplaka ngeci në baltë dhe filloi të mbytej, por shoku e shpëtoi. Pasi kësaj, ai shkroi në një gur “Sot shoku im më i mirë më shpëtoi jetën”.
Miku që kishte goditur dhe shpëtuar shokun e tij më të mirë e pyeti: “Pasi të lëndova, ti shkrove në rërë dhe tani, shkruan mbi një gur, pse?” Miku tjetër u përgjigj: “Kur dikush na lëndon ne duhet ta shkruajmë në rërë ku erërat e faljes mund ta fshijnë atë. Por, kur dikush bën diçka të mirë për ne, ne duhet ta gdhendim atë në gur ku asgjë nuk mund ta fshijë atë. ”

Morali i tregimit: Është shumë më e lehtë të mbash mëri kur ndihesh i keqtrajtuar, por kurrë mos e mbyll zemrën ndaj faljes. Ndonjëherë ne të gjithë jemi shumë të konsumuar nga emocionet tona, saqë jemi verbuar përkohësisht nga urrejtja ose pikëllimi. Emocionet negative vetëm do t’ju ​​rrëzojnë. Heqja dorë nga e kaluara dhe vlerësimi i njerëzve që ju duan është mënyra për të jetuar një jetë të pasur dhe shpërblyese.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author