Suksesi në një biznes të vogël kërkon shumë gjëra : një ide e mirë, një vlerësim i mirë i nevojave të tregut, qasje në kapital, kontakte, qasje në teknologjinë e nevojshme dhe të ngjashme.

Sot, ndryshe nga më parë, qasja në kapital nuk është më pengesë për dixhitalizimin e bizneseve të vogla, shkruan CNBC.

“Për të poseduar një vebsajt të mirë i cili shet shumë, nuk ju nevojiten shumë para.  Me diku 3000 euro ju mund të fitoni një prodhim të mirë. ” thotë Garcia Lewis, Drejtori i Korporatës i CaixaBank, Drejtori i Korporatës për Transformimin Dixhital të NVM-ve.

Këtë e vërteton edhe një ekspert nga një firmë spanjolle.

” Para më shumë se 20 vjetëve  ishte e pamundur për NVM-të të mendojnë për zhvillimin e çdo lloj teknologjie. Theksi ishte i vendosur  në aplikimin e njohurive të caktuara në vend të teknologjisë. Sot, bizneset e vogla dhe të mesme mund të konkurrojnë me korporatat e mëdha kur bëhet fjalë për teknologjinë, “thotë David Thomas, CEO i Cyberclick.

Qasja në teknologji tani është shumë më e lehtë, NVM-të mund të krijojnë me lehtësi faqe interneti, të përdorin media sociale dhe të përdorin teknologji pagese pa  pasur kontakt për të publikuar oferta dhe për të rregulluar operacionet e tyre.

Por edhe pse 79% e NVM-ve mendojnë se investimi në inovacionin teknologjik është i rëndësishëm, vetëm 25% e tyre shpenzojnë më pak se 10% të buxhetit të tyre për atë qëllim.

Sot, çmimi nuk është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për teknologjinë, por çelësi është në qasjen  dhe përdorimin e tij, “tha Beatriz Remon, Kryeshefi Dixhital i IBM për Spanjën, Greqinë, Portugalinë dhe Izraelin.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author