Islami paraqet emancipimin më revolucionar të të drejtave të femrës që ka parë ndonjëherë bota e qytetëruar. Ndryshe nga lëvizjet feministe, emancipimi i femrës në Islam nuk ka filluar nga femrat por është shpallur prej Allahut, profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në shekullin e shtatë.
Kur’ani dhe Hadithi ose Suneti i të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) janë burim prej të cilave cdo femër muslimane nxjerr të drejtat e saj, përgjegjësite dhe detyrat.
Burrat dhe gratë janë të barabartë para Allahut; kjo ka të bëj me kushtet e adhurimit, zbatimit të tyre dhe lartësimit të Tij. Gjithashtu, ata dënohen njësoj kur bëjnë ndonjë mëkat. Për shembull kur bëjnë amoralitet, si burri ashtu edhe gruaja marrin dënimin e njëjtë.
Allahu thotë në Kur’an:
“O ju njerëz! Kinie frike Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kinie frikë Allahun që me emrin e Tij përbëtoheni, ruajeni farefisin (akraballekun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa: 1)
Meqënëse që të dy – burri dhe gruaja vijnë prej esencës së njëjtë, ata janë të lidhur njësoj me të drejtat e njeriut. Gruaja nuk mund të konsiderohet e ligë nga natyra (sic mund të mendojnë disa njerëz) se atëherë edhe burri duhet të jetë i ligë gjithashtu. Në këtë menyrë, asnjëra gjini nuk mund të jetë superiore sepse do të ishte në kundërshtim me barazinë.
Islami gjithashtu iu jep grave shumë të drejta qytetare; gruaja muslimane ka lirinë themelore të zgjedhjes dhe të shprehjes bazuar në miratimin e personalitetit të saj individual.
Së pari, ajo është e lirë për ta zgjedhur fenë e saj. Në një ajet të Kur’anit thuhet:
“Në fe nuk ka dhunë. është sqaruar e vërteta nga e kota…” (El Bekare: 256)
Në Islam, roli i femrës është i balancuar por i drejtë. Ajo është larguar nga detyrimi për ta mbajtur vetveten. Në vend të saj burri e merr këtë përgjegjësi, babai ose vellai dhe madje edhe qeveria, nëse të tjeret nuk janë në dispozicion dhe të zgjuar të kujdesen për gruan dhe ta mbajnë atë financiarisht. Nëse ajo nuk dëshiron të punojë, ajo nuk e ka për detyrë të punojë. Ajo e ka lirinë për të vendosur që të qëndroj në shtëpi dhe ta kaloje kohën duke i rritur fëmijët e saj dhe duke u kujdesur për familjen, për jetën shoqërore dhe fetare. Sidoqofte, nëse ajo dëshiron të punojë, ajo nuk është e ndaluar ta bëjë këtë. Në të vërtet, Islami e ka nxitur gruan ta edukoj veten, ta njohë Allahun dhe të drejtat e saj, pasi në këtë menyrë ajo mund t’i edukojë fëmijët e saj. Ajo nuk duhet për t’i lënë fëmijët e saj pa udhëheqje dhe shembull. Vec kësaj asaj i është dhënë detyra më e ndershme në univers, ajo më shumë është nxitur për t’u bërë nënë.
Gratë muslimane kanë të drejtë t’i zgjedhin burrat e tyre dhe ta mbajnë mbiemrin e tyre pas martesës. Islami gjithashtu i nxit gratë të kontribuojnë me mendimet dhe idetë e tyre; ka shumë shembuj të grave të cilat ia ofruan mendimet e tyre rreth fesë, ekonomisë dhe cështjeve shoqërore Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Gjithashtu, dëshmia e gruas muslimane është e vlefshme në konfliktet gjyqësore.
Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kërkimi i diturisë është urdhër për cdo musliman (mashkull dhe femër).”
Kjo përfshin mësimin e Kur’anit dhe Hadithit si edhe shtimin e diturisë në shkencë dhe në shume lëmi tjera. Meqenëse që të dy burri dhe gruaja kanë aftësi për mësim dhe kuptim, gruaja muslimane duhet të marrë shkollim adekuat me qëllim që ta ngrisë sjelljen e mirë dhe ta largoj sjelljen e keqe nga të gjitha sferat e jetës.
Megjithëse, mirëmbajtja e shtëpisë, mbështetja e burrit, kujdesi dhe mësimi i fëmijëve konsiderohen si përparësi për gruan, nëse ajo ka aftësi të punojë jashtë shtëpisë se saj për të mirën e familjes së saj ajo mund ta kryejë atë përderisa nuk i injoron detyrat kryesore të familjes së saj.
Vec kësaj, Islami tregon respekt të lart për amësinë. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Xheneti shtrihet nën këmbët e nënës.”
Kjo nënkupton se suksesi i shoqërisë gjendet te nënat e mira. Prandaj, gruaja duhet të jetë e edukuar dhe e ndërgjegjshme me qëllim që të bëhet nënë e shkathët.
Përderisa kujdestaria dhe përgjegjësia kryesore financiare në Islam iu është dhënë burrave, gruaja muslimane ka privilegjin që të fitojë para, të drejtën për pasuri personale, të hyjë ne kontratë legale dhe ta drejtoje tërë pasurinë e saj në mënyren që dëshiron ajo. Ajo mund ta udhëheqë biznesin e saj dhe asnjëri nuk mund të kërkoj fitimin e saj duke përfshire edhe burrin.
Allahu thotë në Kur’anin fisnik:
“Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për cdo send.” (En-Nisa: 32)
Islami i cliroi gratë duke iu dhënë te drejta dhe detyra para 1400 vitesh të cilat shumë prej grave nuk i gëzojnë as sot, madje as në Perendim. Këto detyra dhe të drejta janë dhënë nga Allahu dhe janë përcaktuar për ta mbajtur ekuilibrin në shoqëri; cka mund të duket e padrejtë ose që mungon në një vend është kompensuar ose shpjeguar në një vend tjetër sepse Islami është menyrë e kompletuar e jetës.
Allahu thotë:
“Kur Allahu ka vendosur për një cështje, ose i derguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë cështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Kur’an, El- Ahzabe: 36)
Përmblodhi dhe përshtati :
STUDENTET.MK