Para se të filloni të lexoni ndonjë libër gjëja e parë që duhet t’bërë në momentin e parë është të lexuarit e kopertinës, përmbajtjen dhe të shikohet brenda librit me qëllim që të siguroni informacione të rëndësishme rreth librit. Kjo procedurë zakonisht nuk zgjatë shumë, mirëpo ekziston mundësia që ndonjë libër të mos i kaloj me sukses pikat e lartëpërmendura, andaj duhet të përpiqemi t’i sigurojmë vetë informacionet. Kjo mënyrë e kontrollimit quhet fshirje ose largim sistematik. Ju gjithashtu duhet të jeni të prirur për të realizuar inspektim dhe analizë gjatë leximit me qëllim që të keni njohuri për idenë e librit por, njëashtu edhe për të përvetësuar terminologjitë e panjohura.

Gjatë leximit merrni shënime, rrethoni fjalë që duhet t’i rishikoni përsëri, nënvizoni gjithçka e cila ju “provokon” të jetë interesante.

Ajo që ndoshta shumica nga ne nuk e bëjmë, është të parashtruarit pyetje rreth çështjeve të caktuar, e që në një farë mënyrë paraqet komunikim me autorin. Ndoshta pyetjet e juaja do të kenë përgjigje në faqen tjetër apo në kapitullin e ardhshëm, ndoshta do ju duhet që të kërkoni libër tjetër për t’u përgjigjur aty pyetjeve por, sido që të jetë ju shënoni pyetjet e juaja. Një gjë e cila është interesante mbase edhe këtë pikë nuk e praktikojnë shumica e lexuesve, është të shënuarit e pikave të lexuara në fund të çdo kapitulli. Pasi të keni mbaruar librin paraqitni një përmbledhje të shkurtër rreth librit që tani më e keni lexuar. Në fund, një gjë është e rëndësishme që ta lini librin në tavoline duke e mos e prekur atë me ditë apo javë të tëra.

Hapi i dytë

Pasi të merrni librin përsëri pas disa ditëve apo javëve, lexoni çdo “shkarravitje”, çdo nënvizim dhe komentet që keni lënë. Mesiguri nuk do dukeni i njëjtë si më herët pasi ta rishikoni përsëri librin.

Nëse përsëri ndonjë pjesë ua “provokon” interesin tuaj, atëherë shënojeni atë në faqet e para të librit me fjalët tuaja. Shpesh hapi i dytë konsiderohet si përmbledhje mirëpo është një lloj force për ta aplikuar njohurinë tuaj.

Hapi i tretë

Prisni disa ditë, më pas merrni librin dhe bëni kompje gjërat që i keni nxjerrur nga libri dhe lërini ato në depon tuaj të materialeve. Ju mund t’i përdorni shënimet e juaj për t’i sintetizuar idetë ashtu siç i keni lexuar.

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

 

About Author

Admin_B