Le të themi se nuk ka rregulla, por ka disa fakte apo të vërteta që qëndrojnë fort në përmbledhjen e një sipërmarrësi të suksesshëm.
Për moshën: Asnjëherë nuk është vonë
Shumica e bizneseve fillojnë rreth moshës 40 vjeçare. Por këtë e thonë vetëm statistikat. Ka shumë sipërmarrës që filluan shumë të rinj, dhe ka nga ata që filluan një biznes në vitet e tyre të mëvonshme. Asnjëherë nuk është vonë përderisa ka një dëshirë dhe një ide.
Për arsimin: Më shumë seç duhet
Mosha nuk ka rëndësi, por arsimi është vendimtar. Rreth 95.1% e sipërmarrësve kanë arsim të lartë dhe 47% kanë përfunduar diploma të avancuara. Dija është mjeti kryesor i suksesit në çdo segment të jetës.
Biznes i suksesshëm dhe marrëdhënie e suksesshme: Sigurisht e mundur
Të dhënat tregojnë se 69% e sipërmarrësve kanë nisur një biznes kur ishin të martuar dhe theksojnë se mbështetjen më të madhe e gjejnë tek partneri, qoftë bashkëshorti apo personi me të cilin jetojnë.
Prind i mirë dhe sipërmarrës i suksesshëm: i mundshëm dhe i dëshirueshëm
Puna dhe jeta private janë dy anë të ndryshme të medaljes dhe si të tilla plotësojnë njëra-tjetrën. Më shumë se gjysma ose 60% kishin një fëmijë kur u bënë sipërmarrës, dhe 43% kishin dy ose më shumë fëmijë. Është e pamohueshme që fëmijët janë pika më e ndritur kur diçka nuk shkon dhe ata japin urimet më të sinqerta kur pasojnë sukseset.
Suksesi pas dështimit: Mund të provoni sa herë të doni
Dështimi i vetëm është kur pas rënies, nuk do të përpiqeni të ngriheni. Shanset kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë gjithmonë. Në fakt, shumica e sipërmarrësve janë sipërmarrës serialë që kanë disa biznese pas tyre. Suksesi nuk vjen gjithmonë shpejt dhe lehtë, por sigurisht që ekziston për të gjithë ata që nuk dorëzohen.
Pasioni dhe pasuria: Njësoj rëndësishme
Fakti është se dëshira për një jetë të mirë dhe të rehatshme është motivimi kryesor për fillimin e një biznesi. Deri në 74.8% do të theksojnë përfitimet financiare si motiv. Pasioni për punën është i rëndësishëm dhe duhet zotëruar, dhe në kombinim me dëshirën (dhe sigurisht mundësitë) mund të prodhojë diçka të re dhe të suksesshme.
Ideja e sipërmarrjes: Më shpesh e lindur
Sipërmarrja është opsioni i parë për shumë njerëz, edhe kur nuk do të kenë sukses herën e parë. Vetëm një numër i vogël, pra 4.5% e sipërmarrësve vendosën të hapin biznesin e tyre për shkak të pamundësisë për të gjetur punë.
I punësuar , pastaj pronar: Varianti më i mirë
Rreth 74.5% e pronarëve të suksesshëm të bizneseve kanë punuar në kompani të tjera (më shumë se gjashtë vjet) përpara se të fillonin të tyren. Përvoja që ata kanë fituar është e paçmueshme dhe i ka ndihmuar shumë në procesin e krijimit të biznesit, ku është mirë të dihet që në fillim se çfarë (nuk duhet) të bëhet në situata të caktuara.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK