Fjali emërore quhet fjalia njëkryegjymtyrëshe që pohon praninë, qënien e sendit ose të fenomenit të emërtuar nga gjymtyra kryesore e fjalisë ose tërheq vëmendjen mbi të. Kjo gjymtyrë shprehet me një emër në rasën emërore ose, në rastin e dytë, me një emër të shquar të rasës emërore të prirë
nga pjesëza treguese ja:

Heshtje. Pastaj diçku lëviz. Natë. Verë e thatë. Arat sikur rëndojnë për një pikë ujë. Mars i vitit 1918.

Predikativiteti në fjalitë emërore shprehet me anë të intonacionit. Në sajë të tij fjala pushon së qeni vetëm fjalë dhe bëhet fjali emërore, jep një mendim të plotë. Zakonisht këto fjali kanë intonacionin e fjalisë dëftore: Natë! (=Eshtë natë), Dimër (Eshtë dimër. Po tani është dimër!)

Fjalitë emërore pohojnë ekzistencën e sendeve e të fenomeneve për
kohën e tashme.

Në rolin e fjalive emërore dalin emra në trajtë të pashquar, tëpashoqëruar nga nyja joshquese, përveç fjalive emërore treguese që dalin me emër të shquar, të prirë nga pjesëza treguese ja:

Fjalitë emërore mund të jenë të pazgjeruara ose të zgjeruara me fjalë të tjera. Gjymtyra kryesore e tyre mund të marrë një përcaktor – mbiemër, por edhe emër në rrjedhore:

U mërzita. Vend i shkretë. Mëngjez i kthjellët e i shndritshëm.

Sipas përmbajtjes së tyre fjalitë emërore ndahen në:
a) fjali emërore përshkruese
b) fjali emërore treguese
c) fjali emërore emërtuese

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author