Fjali të përbëra me bashkërenditje janë fjalitë e përbëra të paktën nga dy pjesë të pavarura që lidhen me njëra- tjetrën me lidhëza bashkërenditëse: Kohët kalojnë dhe njerëzit ndyshojnë.
Të dyja pjesët janë të pavarura mga njëra-tjetra dhe mund të përdoren me vete si fjali të thjeshta: Kohët kalojnë. Njerëzit ndyshojnë.
Të përdorura si pjesë të fjalisë së përbërë ato lidhen me lidhëzën bashkërenditëse dhe. Nuk do të merren si fjali të përbëra me bashkërenditje, por si fjali të thjeshta me folje homogjene, të gjitha ato fjali kanë dy ose më shumë folje që kanë të përbashkët, përveç kryefjalës, të paktënedhenjëgjymtyrëtëdytë:
Fëmijët dëgjonin dhe zbatonin vetëm fjalët e mësuesit të tyre.
Te fjalitë e përbëra me bashkërenditje, lidhëza bashkërenditëseqëlidhdypjesët(dhe) nuk mund të vihet në krye të fjalisë, pra fjalia e përbërë nuk mund të fillojë me të (Dhe njerëzit ndryshojnë… kohët kalojnë), do të ishte pa kuptim.
Te fjalia e përbërë me bashkërenditje njëra pjesë nuk mund të futet në mes të pjesës tjetër (Kohët dhe njerëzit ndryshojnë), kalojnë do të ishte pa kuptim.
Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje mund të bashkohen edhe me lidhëza të përsëritura në krye të çdo pjese:
Ose do të ngrihem herët për të kapur autobusin, ose, pastaj, do të shkoj në këmbë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK