Fjalitë emërore përshkruese – përbëjnë grupin më të madh të fjalive emërore. Këto fjali përdoren në ato raste kur duam të tregojmë ekzistencën, qenien e ndonjë fenomeni, sendi fakti. Këto janë quajtur edhe “fjali emërore ekzistenciale” ose të “qenies”. Në këtë grup përfshihen fjalitë emërore që përshkruajnë fenomene të natyrës, mjedisin e rrethanat, pamjen e jashtme të qenieve të gjalla: këtu përfshihen së fundi, edhe shënimet teatrore (përshkrimet lakonike të skenave etj).
Mbrëmje dhjetori. Kalimtarë. Dimër. Mot i kthjellët. Tej në faqe të Gramozit, endet një ajër i lehtë në ngjyrë tymi. 9 shkurt 1944. Festë e madhe e fitores. Përshëndetje, përqafime, puthje, lot gëzimi. Mbrëmje (Skena paraqit odën e ngrënies të apartamentit të Vasilit).
Fjalitë emërore mund të përsëriten: kjo është një mënyrë për të treguar ekzistencen e një sasie të madhe të sendeve fenomeneve etj.:
Male, male, male.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK