Fondet e hapura  të investimeve janë ndoshta mënyra më e lehtë dhe më pak stresuese për të investuar në treg. Fondet si një koncept datojnë nga shekulli i 19-të, por në formën e tyre moderne ato së pari u shfaqën në fillim të shekullit të 20-të në Shtetet e Bashkuara. Ekzistenca e gjatë e këtyre llojeve të fondeve është dëshmi e fuqisë dhe aftësisë së tyre për të rritur pasurinë e investitorëve të tyre.

Në Maqedoninë Veriore ato shfaqen një shekull më vonë, d.m.th. në fillim të shekullit XXI. Këto fonde kanë qenë më të njohura në vitet e kaluara sesa në çdo kohë të historisë.

Çfarë është një fond i hapur ?

Një fond i hapur është një shumë e parave të siguruara nga investitorë individualë, kompani dhe organizata të tjera. Fondi menaxhohet nga një kompani e menaxhimit të fondeve të hapura. Këto kompani mbikëqyren nga organi rregullator shtetëror, Komisioni i letrave  me vlerë , në të njëjtën  mënyrë sic Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë Veriore i  mbikëqyrë bankat në vend. Kompanitë punësojnë analistë dhe këshilltarë të autorizuar të investimeve. Çdo kompani mund të menaxhojë fonde të shumta (pishina parash). Për secilën nga këto fonde është një menaxher profesional i fondit përgjegjës për investimin e parave që investitorët kanë paguar në fond, se ku  menaxheri do të investojë ato para varet nga lloji i fondit.

Çfarë është një fond investimesh i mbyllur?

Një fond investimi i mbyllur është një shoqëri aksionare që është themeluar për mbledhjen e fondeve përmes një oferte publike të aksioneve dhe investimit të atyre fondeve, dhe e cili zbaton parimin e diversifikimit të rrezikut. E veçanta e fondeve të investimeve të mbyllura është se ato lëshojnë aksione, jo si fonde të hapura edhe ate në  afat të shkurtë. Investimi në një fond investimi të mbyllur është njësoj si blerja e aksioneve nga një kompani. Më shpesh kjo bëhet përmes një oferte publike të aksioneve, që do të thotë se të gjithë ata që janë të interesuar mund të investojnë disa nga paratë e tyre në aksione të këtij fondi. Nëse mblidhet një shumë më e vogël, atëherë paratë u kthehen investitorëve.

Ku shkojnë paratë e investitorëve?

Pas mbledhjes së një shume të caktuar parash, fondet me ato para fillojnë të blejnë instrumente të ndryshme financiare. Lloji i instrumenteve varet nga karakteri dhe qëllimi i fondit. Kështu, fondet që synojnë rritje të shpejtë, por që njihen me paqëndrueshmëri më të madhe, përbëhen me  aksione nga ndërmarrjet me rritje të shpejtë si një instrument efikas. Të tilla do të ishin kompani si Apple, Amazon, Netflix, Google, Facebook, etj.

Nga ana tjetër, ka fonde që sigurojnë rendimente më të qëndrueshme, me rrezik të ulët dhe që investojnë në depozita të disa bankave ose obligacioneve qeveritare nga vende të ndryshme.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author