Biznis Info ju jep disa këshilla se si të bëni një reklamë të mirë biznesi.

1. Thjeshtësia

Kur bëhet fjalë për email ose fletushkë, mos përdorni shumë fjalë dhe karaktere. Mos kini frikë të lini  vend bosh. Për atë që do të lexojë, më pak është më shumë. Një shembull i mirë i kësaj është Nike me të njohurën Just Do It, tre fjalë të vogla, por një mesazh shumë i madh dhe i njohur.

2. Emocionet

Diçka që duket tërheqëse, intriguese, provokuese do të tërheqë klientët. Prandaj, sa herë që është e mundur, materiali juaj propagandues le të përmbaj emocione. Njerëzit vendosin nëse do të blejnë një produkt apo shërbim bazuar në emocione, jo sepse logjikisht funksionon mirë.

3. Stili bashkëbisedues

Sa më e thjeshtë të jetë reklama juaj, aq më shumë do të hyni në  “dialog” me klientët. Shkruani sikur flisni. Përdorni shkurtore, argëtohuni, kështu që materiali reklamues do të jetë më interesant për t’u lexuar.

4. Përdorni bullets

Qëllimi i reklamës është të përçojë mesazhin tek personi që e lexon, mënyra e transmetimit nuk është e rëndësishme. Një metodë që kjo të funksionojë mirë është të përdorni bullets për të shpërndarë më mirë atë që dëshironi të thoni. Kështu, mesazhi do të jetë i qartë dhe klientët do ta përvetësojnë atë menjëherë.

5. Viraliteti

Një mesazh marketingu është i suksesshëm nëse lë gjurmë te klienti, por nëse i njëjti klient dëshiron ta ndajë mesazhin me miqtë, të afërmit dhe kolegët e tij, atëherë ai mesazh marketingu është i mrekullueshëm. Dhe përsëri, këto do të thotë se ju duhet të shpenzoni për këto procese. Prandaj, bëjeni materialin reklamues interesant për “shpërndarje ” nëse dëshironi të arrini një efekt më të madh.

6. Kur jeni në dyshim, ndiqni intuitën tuaj

Ndonjëherë është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ekspertët këshillojnë që kur të hasni në një bllokim të tillë, shkruani fjalinë ose frazën e parë që ju vjen në mendje për momentin. Çfarë dëshironi të dinë të tjerët për biznesin tuaj? Thjesht përgjigjuni kësaj pyetjeje pa u menduar shumë. Ndoshta këtu qëndrojnë fjalët që po kërkoni. Nëse jeni duke kërkuar për të përsosurën, nuk do ta përfundoni kurrë detyrën. Zakonisht mendimet tuaja të para janë më të mirat.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author