Çfarë nënkupton gjendja e jashtëzakonshme dhe si i shohim veprimet e mëtutjeshme pas kësaj situate të krijuar (me fokus në Ballkan)? 

Edhe tek ne erdhi situata që të shohim shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Secili shtet e ka të rregulluar me kushtetutë, ku në raste lufte, epidemie, pandemie, apo edhe ndonjë fatkeqësi natyrore, shteti shpallë gjendjen e jashtëzakonshme ku institucioneve ekzekutive i jipen kompetenca shtesë për ta menaxhuar atë gjendje, dhe gjithashtu gjatë asaj kohe vendosen ligje dhe rregullore të caktuara varësisht nga gjendja.

Situata e jashtëzakonshme zgjatë 30 ditë me mundësi zgjatje, varësisht nga situata, dhe në rast se kalon më herët atëherë ajo bie. Praktikat e fundit me vendet e prekura nga virusi Korona dhe që vendosën gjendje të jashtëzakonshme, si Italia dhe sot edhe Belgjika, ndërrojnë varësisht rrezikut dhe përhapjes së pandemisë aktuale.

Meqenëse Italia prinë në Evropë me numër të të prekurve dhe të vdekurve nga virusi Korona, masat atje janë edhe më të ashpra, ku ka tej mase kufizim të lëvizjes dhe kontrolla të rrepta për ata që lëvizin jashtë shtëpive të tyre për nevoja të caktuara. Italia i ka vendosur disa vende në zonën e kuqe, që janë pikënisja e virusit dhe ka më së shumti të prekur, ku nuk lejohen banorët e atyre qyteteve të lëvizin jashtë tyre, pavarësisht nevojës, edhe pse e tërë Italia është e izoluar, mirëpo zonat e kuqe kanë trajtim më të veçantë. Shteti ka vendosur dënime të ashpra për personat që kalojnë nga zona e kuqe drejt qyteteve tjera, dhe dënimet janë nga 1 deri në 12 vite burg. Ndërsa banorët jashtë zonës së kuqe në ato raste kur janë lejuar të dalin nga shtëpitë e tyre, duhet të kenë me vete certifikatën e lindjes, e cila e dëshmon vendbanimin e tyre, në mënyrë që të sigurohen se ata nuk kanë ardhur nga qytetet në zonë të kuqe.

Ngjashëm edhe Belgjika vendosi dënime rreth lëvizjes së qytetarëve, ku përfshihen gjobat dhe dënimet me burg, një vit burgim dhe 4000 euro gjobë për ata që e shkelin izolimin dhe gjendjen e jashtëzakonshme. Në këtë gjendje vendosen pengesa në lëvizje dhe socializim, poashtu ka shtrëngime edhe më të mëdha në aktivitetin e bizneseve, ku lejohet të qëndrojnë të hapura në kohë të caktuara marketet dhe barnatoret. Dhe situatë e tillë ka përfshirë pjesën më të madhe të botës, e cila nisi dhe na paralajmëron një krizë të madhe ekonomike.

Vendet më të mëdha janë duke u përballur me krizë të madhe pasi kompanitë më të mëdha janë duke u mbyllur dhe duke zvogëluar numrin e punëtorëve. Miliona njerëz janë duke mbetur pa punë dhe pa paga, dhe fabrika të tëra janë duke u mbyllur. Çmimet e gjërave esenciale janë duke u rritur tej mase dhe në shumë vende është duke u krijuar kaos i madh. Kompanitë lidere në botë si Boeing, BMW, Audi, e shumë tjera, janë duke u mbyllur. Kufijtë janë duke u mbyllur dhe aeroportet nuk janë duke funksionuar. Pasi që gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme ushtritë dalin në rrugë, në këto momente shumica e ushtrive të botës janë në një gjendje të tillë.

Kjo krizë ekonomike është duke dërguar në një krizë sociale, dhe kriza sociale dërgon në luftë. Situata aktuale në Ballkan, dhe veçanërisht në Kosovë, mund të nxisë diçka të tillë! Sot u prish koalicioni qeverisës dhe nesër me gjasë mund të bie edhe qeveria, ndërsa vendi shkon drejt zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë pritet votimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ku kompetencat kryesore i merr presidenti i vendit. Amerika dhe BE prej kohësh janë duke bërë presion për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa qeveria aktuale ishte më e vendosur dhe nuk pritej të lëshonte pe në kushtet e asaj marrëveshje.

Meqenëse thuhet që marrëveshja është e gatshme, në këtë situatë shkojmë drejt realizimit të saj, ku Kosovës do i pakësohej territori pasi Mitrovica do i dhurohej Serbisë. Ndërsa mund të merret si shkas edhe gjendja e jashtëzakonshme dhe virusi Korona, por edhe qytetarët janë të izoluar dhe nuk mund ta kundërshtojnë marrëveshjen. Andaj të jemi të përgatitur për çdo lloj skenari dhe mos të zihemi në befasi në rast të ndonjë tollovie dhe krize lokale dhe globale. 

Ngjashëm edhe jashtë territoreve tona situata dërgon drejt një konflikti edhe më të madh!

Kina u dobësua dukshëm më virusin Korona dhe ka humbur një pjesë të madhe të tregut global. Tani epiqendra është bartur në Evropë dhe Amerikë, ku presidenti amerikan tani e quan si Virusi Kinez! Dhe meqenëse kemi izolim të madh, mbyllje kufijsh, panike, vdekje, krizë ekonomike, Amerika dhe Evropa do e vendosin gishtin e tyre drejt Kinës si burim i kësaj krize dhe virusi. Kjo do ngjallë edhe urrejtje tejet të madhe ndaj Kinës tek perëndimorët dhe konflikti direkt veçse do jetë i gatshëm.

Prej kohësh shohim një ndeshje direkte dhe indirekte mes Amerikës dhe Kinës, ku deri në këtë kohë ka edhe një luftë të rreptë ekonomike mes të dyja vendeve. Amerika ka nevojë të fokusohet në armikun e saj tani kryesor, dhe është duke kërkuar paqe me muslimanët. Dhe marrëveshja e fundit në Afganistan jep një sinjal të tillë. Ndërsa sinjale të marrëveshjeve të ngjashme me muslimanët janë dhënë edhe në Afrikë, si në Somali, Mali, Nigeri dhe Burkina Faso.

Poashtu Amerika është duke u përafruar me Turqinë pas acarimeve të deritashme, duke u rreshtuar përkrah saj kundër Rusisë në Siri. Retorika pro turke dhe kundër ruse dhe kundër Asadit, ishte e qartë së fundi nga Amerika dhe NATO, ndërsa grupet rebele dhe Turqia shihen si aleat në këtë situatë. Andaj në tërë këtë katrahurë dhe mjegull, muslimanit i takon të jetë vigjilent dhe i përgatitur për çdo lloj situate. Përderisa kjo situatë na gjeti pothuajse tërësisht të papërgatitur me rezerva bazë, situatat e ardhshme duhet të jemi më largpamës dhe më të kujdesshëm në marrjen e sebepeve, ato që duhen gjatë situatave të jashtëzakonshme dhe atyre që vijnë pas.

Përgatiti:

LIRIDON SHALA

About Author

Admin_B