Fjalitë, përveç dy gjymtyrëve kryesore, kryfjalës e kallëzuesit, ose gjymtyrës së vetme kryesore me të cilën mund të dalin, më të shumtën e herës kanë edhe pjesë të tjera, gjymtyrë të tjera. Gjymtyrët që plotësojnë gjymtyrët kryesore, i përcaktojnë më tej ato, lidhen me to nga ana kuptimore dhe strukturore, quhen gjymtyrë të dyta. Këto mund të plotësojnë edhe gjymtyrë të tjera të dyta, duke qenë në raporte varësie me gjymtyrët të cilave u referohen:
-Ai i përshkruante vështirësitë e shpërnguljes, betejën me forcat gjermane në pyjet e Rrushkullit. Punëtorët e rrobaqepsisë së kooperativës u shkulën së qeshuri.
-Partizanët e tri kompanive u ngritën një nga një. Alushi e la punën e më ftoi edhe mua që të dridhnim nga një cigare.
-Fizarmonikës i binte traktorist Petraqi. Buzët më ishin tharë, Ne u njohëm me veteranët.
Gjymtyrët e dyta bëjnë që mendimi i shprehur në fjali zakonisht të dalë më i përcaktuar, i shtjelluar me më shumë hollësi, me informacion më të pasur, mjaft herë më i plotë.
Vazhdon…
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe