Gjymtyra e shtimit (shkallëzues). – Shënon sendin, qenien, ndonjëherë edhe rrethanën a tiparin, të cilit i shtohet a i shtohen një send, qenie, tipar, rrethanë tjetër, ose disa sende, qenie, tipare, rrethana të tjera, të shprehura në fjali si kryefjalë, kundrina, rrethanorë, përcaktorë. Çka shtohet nuk shprehet nga gjymtyra e shtimit, po nga gjymtyra e gjymtyrët me të cilët ka lidhje ajo: Në klasat e larta të gjimnazit, veç hartimeve që bënte si detyra klase, filloi të merrej dhe me shkrime jashtë shkollës.
Gjymtyra e shtimit ndërtohet me parafjalët perveç, veç. Shpreh zakonisht një shtim shkallëzues. Bashkëlidhja e saj me gjymtyrën e gjymtyrët së cilës atë cilave u referohet, është pak a shumë e njëllojtë me atë të lidhjes këpujore shkallëzuese të gjymtyrëve homogjene shprehur me lidhëzat dyshe të bashkëlidhura “jo vetëm…por (edhe)”, “jo vetëm…po as”. Gjymtyra e bashkëlidhur me gjymtyrën e shtimit mund të prihet nga pjesëza edhe, që e vë edhe më shumë në dukje ngjyrimin shtesor shkallëzues; ajo mund të jetë më shpesh kryefjalë a kundrinë:
Veç majorit, nga Korça kishin ardhur l3 delegatë ( krhs: Nga Korça kishin ardhur majori, si edhe po edhe I 3 delegatë). Përveç dëmeve të tjera, ajo rrëzoi disa antena televizioni dhe shtrembëroi shumicën e tyre.
Shtimi, po pa ngjyrim të ndjeshëm shkallëzues. mund të gjejë shprehje, edhe në një ndërtim me parafjalën krahas. Përdorimi i këti j ka ardhur duke u shtuar në disa stile të gjuhës letrare, sidomos në ligjërimet shkencor, publicistik e zyrtaro-administrativ. Me të theksohet njëkohësia a vënia në të njëjtin rang: Njerëzit, krahas punës, mendonin, edhe për gëzimet e tyre, për festën (krhs.: Njerëzit mendonin edhe për punën, edhe për gëzimet e tyre: Njerëzit mendonin si për punën, si për gëzimet e tyre, për festën: Njerëzit mendonin për punën, por edhe për gëzimet e tyre, për festën). Gjymtyra e shtimit (shkallëzues) mund të qëndrojë në krye, në mes a në fund të fjalisë.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe