Google u mundëson të gjithëve qasjen falas në “Hangouts Meet” video konferencat deri në 30 shtator, me qëllim për të ndihmuar bizneset dhe shkollat që janë prekur nga pandemia COVID-19.

Në fillim të marsit, Google tha që do t’i bënte falas paketat premium të “Hangouts Meet” deri në 1 korrik. Të martën, ky vendim u shty deri në 30 shtator.

Në një postim, kompania tha “pasi që shumë punonjës, arsimtarë dhe studentë punojnë nga distanca si rezultat i COVID-19, ne duam të bëjmë pjesën tonë për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë të lidhur dhe produktivë”.

“Hangouts” është pjesë e mjeteve produktive të “Google’s G Suite”, në suaza të “Google Docs and Sheets”. Gjithashtu në kuadër të pakos së tij ka një version të përkushtuar për arsim dhe një version për ndërmarrjet gjegjësisht për bizneset e mëdha të quajtur Hangouts Meet, ky, version i paguar për të pasur qasje në të . Pra, ky version (Hangouts Meet) do të mundësohet falas deri në fund të shtatorit.

Këto karakteristika përfshijnë aftësinë për të pasur deri në 250 pjesëmarrës në një “thirrje”, transmetim të drejtpërdrejtë deri në 100,000 shikues brenda një domeni, dhe mundësinë e regjistrimit të takimeve dhe ruajtjen e tyre në Google Drive.

Ndërsa vazhdon pandemia e koronavirusit, shumë shkolla dhe zyra janë mbyllur. Mjete si Google Hangouts, Zoom, dhe WebEx të Cisco-s janë duke u përdorur për të mundësuar vazhdimsinë e ligjeratave në distancë për studentët dhe nxënësve panvarsisht moshës dhe niveleve të klasave. Zoom, nga ana tjetër, ka parë një rritje të jashtëzakonshme të përdorimit të saj, duke shkuar nga 10 milion përdorues aktivë të përditshëm në dhjetor në 200 milion deri në fund të marsit.

“Ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim përdoruesit dhe klientët tanë gjatë kësaj kohe sfiduese dhe po vazhdojmë të shkallëzojmë infrastrukturën tonë për të mbështetur kërkesën më të madhe të Hangouts Me, duke siguruar qasje të thjeshtë dhe të besueshme të shërbimit gjatë gjithë kësaj periudhe,” tha Google në një postim në muajin mars.

Përgatit dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B