Stërlinat – Stërlinat u përmendën për herë të parë në vitin 1078 me emrin sterilensis dhe në shekullin e 13 mori termin që ka sot. Anglia kishte një monedhë uniforme kombëtare 600 vjet përpara Francës, dhe 9000 vjet përpara Gjermanisë dhe Italisë.
Paundi u themelua në vitin 1560 nga Elisabeta I. Sot, paundi përdoret vetëm në Britaninë e Madhe e Irlandën e Veriut. Është monedha më e vjetër në botë ende në përdorim.
Euro
Ideja e një monedhe të vetme evropiane u përdor për herë të parë në vitin 1957 në Traktatin e Romës, për të rritur prosperitetin dhe nxitur lidhjet mes popujve të Evropës. 12 vjet më vonë, në samitin europian në Hagë u vendos për një monedhë të vetme. Në fillim u përdor në një formë “jo fizike” nga bankat dhe çeqet e udhëtarëve. Në vitin 2002, monedhat dhe kartëmonedhat hynë në qarkullim. Më shumë se 338 milion europianë, nga 19 kombe, tani përdorin euron si monedhë e tyre e vetme, duke e bërë atë vlerën më të qarkullueshme në botë. Sipas Komisionit Europian, simboli i Euros është kombinim i ypsilonit grek, një E për Europën dhe vijave paralele që simbolizojnë stabilitetin e monedhës.
Dollari
Dollari u miratua nga Kongresi i Konfederatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 6 korrik 1785. Para dollarit përdorej monedha zyrtare britanike. Përdorimi i monedhave të huaja u ndalua pasi doli në qarkullim dollari amerikan. Dollarët në zhargonin e përditshëm amerikan përdoret dhe fjala “bucks” ose “greenbucks”. Edhe pse SHBA-ja shpalli pavarësinë nga Britania në vitin 1776, amerikanët ende i referohen monedhës së tyre 1 cent me fjalën “penny” (leku anglez).
Përmblodhi dhe përshtati ;
STUDENTET.MK