Paratë paraqesin vetëm “letra të ngjyrosura bukur” me ndihmë të së cilave në mënyrë indirekte  i plotësojnë nevojat e tyre.

Përpara se të shpikej paraja, e vetmja mënyrë për të tregtuar mallrat ishte shkëmbimi. Nëse kishit një dhi tepër, por ju duhej gruri, kishit mundësi të gjenit dikë për t’i shkëmbyer edhe atë si shembull një lëkurë e deles me 10 kilogram gru. Në këtë shkëmbim gruri luan rolin e parasë, ngase nëpërmjet saj matet vlera e lëkurës së deles.

Një ditë një fermer neolitik, që mbetet anonim, solli një zgjidhje të zgjuar: Pse të mos vendosim për diçka për të cilën çdokush do ta pranonte ta kishte. Kjo teori u përdor më vonë për të blerë dhi, sopata dhe çdo gjë tjetër. Shenja e dollarit i erdhi në mendje fermerit. Pra ideja e tij ishte ajo që më vonë u quajt “para”. Pas një periudhe gjykimesh e gabimesh, u vendos që me këtë punë të merreshin njerëz që kishin karakteristika të veçanta.

Paratë duhet të ishin:

-Të tregonin vlerën e duhur për mallin. Nuk mund të lejohej që  shkëmbimi i një dhie që dikush e kishte rritur me mund e me dashuri, me një grusht gurësh të mbledhura në tokë.

–Të ishte portabël. Sigurisht që mund të tregtosh sende të mëdha si shtëpi apo tokë në mal, por këto nuk janë sende që shiten në dyqane. Prandaj nevojitet paraja.

– Të jetë e qëndrueshme. Mallra të tilla si kripa, mund të shihen si mjet i mirë shkëmbimi, por çfarë do ndodhte sikur atë ta linim në shi, do të humbte e gjitha.

– Lehtësisht e ndashme. Imagjinoni një shoqëri ku e vetmja formë paraje të ishte monedha 100 dollarëshe. Kjo nuk do bënte problem për transaksionet e mëdha, por do të ishte “dhimbje koke” nëse do donit të blinit vetëm një kuti shkrepëseje.

 – E dëshirueshme. Ditët e sotme, të gjithë jemi të mahnitur dhe të kënaqur kur marrim këto copa letre, por kjo vetëm për shkak të vlerës simbolike që ato kanë. Me këto kritere në mendje, paraardhësit tanë zhvilluan format e para primitive të tregtisë nëpërmjet parasë.

Monedhat e hershme

Në vitin 1000 para Krishtit, pas dy shekujsh kryerje transaksionesh me artikuj të vërtetë, u fillua të përdorej bronzi dhe bakri si mjet shkëmbimi. Më pas në shekullin e tetë para erës sonë, “shpata” dhe “thika” dolën në modë. Ato ishin versione të vogla të mjeteve agrokulturore, që ishin aq të vogla për t’u përdorur sa qëllimi i tyre i ri ishte diçka tjetër tashmë. Monedhat e para të vërteta në botë, besohet gjerësisht të kenë qenë krijuar në Azinë e Vogël rreth vitit 640 para Krishtit. Ata ishin të bëra prej ari dhe argjendi. U zgjodhën këto, ndoshta për arsyen se garantonin pastërtinë e metaleve përbërëse. Koka e luanit që simbolizonte dinastinë Mermnad, ishte e stampuar nga njëra anë e monedhave. Ky ishte rezultat i metodës primitive të prodhimit. Nga ana tjetër e monedhës vendosej simboli i çekiçit. Por kur praktika e prodhimit të monedhave u përhap edhe në vendet e tjera grekfolëse nëpër botë, ata filluan të vendosnin shenjat dalluese të qyteteve të tyre. Më vonë, ishin persët dhe popullsitë e tjera antike që filluan të prodhonin monedhat e tyre.

Zhvillimi i kartëmonedhave

Faza tjetër e evolucionit të monedhës ishte shpikja e kartëmonedhave. Kartëmonedhat e para u përdorën në Kinë gjatë regjimit të Perandorit Hien Tsung (në vitet 806-821 pas lindjes së Krishtit). Por në fund Kinës nuk i doli siç duhej kjo formë e re prodhimi të parash. Sepse printoi aq shumë sa që e çoi vendin në inflacion. Në vitin 1455, kinezët braktisën përdorimin e kartëmonedhave dhe nuk iu kthyen më atyre për një kohë të gjatë. Eksperienca kineze u përsërit kur Suedia u bë vendi i parë europian që eksperimentoi me kartëmonedhën. Në vitin 1661, një bankier i quajtur Johan Palmstruch filloi të shpikte kartëmonedha që mund të shkëmbeheshin në bankën e tij në Stokholm me monedha argjendi. Por fatkeqësisht për Palmstruch, ai nuk e morri liçensën për të printuar para. Ai prodhoi më shumë kartëmonedha se sa banka kishte monedha argjendi, dhe në vitin 1668 ai u ndoq penalisht për mashtrim. Në fillim u dënua me vdekje, por më pas dënimi iu ndryshua me burgim.

Pavarësisht këtyre dështimeve të kartëmonedhës, ishte e qartë që historia po shkonte drejt një forme të re valutore. Ndërsa aktiviteti ekonomik vazhdonte të rritej në Europë, ishte e nevojshme që ofertat monetare duhet të zgjeroheshin përtej limiteve të vendosura.

Kjo nevojë çoi në themelimin e bankave të para qendrore kombëtare. Njerëzit po fillonin të kishin më shumë besim tek shënimet e mbështetura nga qeveria se sa te institucionet private. Ata madje ishin të gatshëm të pranonin disa nga vonesat e qeverisë për shkëmbimin e monedhave prej argjendi me kartëmonedha, siç ndodhi në Britani gjatë “Periudhës së Kufizimit” nga vitit 1797 deri në vitin 1821.

 

Përmblodhi dhe përshtati;

STUDENTET.MK

About Author