Një dijetar i njohur si Dr. Muhamed Hasani thotë:

U takova me një oficer amerikan që e udhëhiqte një shoqatë dhe e realizuam një dialog.

”Si e pranove Islamin?”, e pyeta duke u çuditur, se më herët, madje, kishte qenë edhe prift fanatik i krishter.

”E lexova Kuranin me përkthim dhe një numër të konsiderueshëm hadithesh nga libri i Imam Buhariut”, tha oficeri. ”Kurse shkaku kryesor që pranova Islamin ishte fakti që pranoi Islamin një nga shokët e mi të punës. Një ditë shkova ta takoj atë rreth një çështjeje të punës, ndërsa të pranishmit më thanë se ai gjendet në xhami. Unë u drejtova kah xhamia dhe u ndala te dera e saj që ta thërras, mirëpo në ato momente thirri ezani dhe fjalët e ezanit depërtuan thellë në shpirtin tim.

Kështu, ndjeva një ndryshim të madh në brendësinë time. Nuk di si ta shprehi atë ndjenjë, për shkak se më herët asnjëherë nuk e kam shijuar këtë ëmbëlsi. Më pas, i shikova myslimanët, ata faleshin së bashku, binin në ruku, në sexhde së bashku, kurse unë e thirrja shokun tim të punës, i cili nuk m’u përgjigj”, vazhdoi, “por, pasi përfundoi namazi, e thërrita atë dhe i thashë se unë jam kryesori i tij në punë dhe se patjetër e ka që të më përgjigjet kur ta thërras.

Kurse ai më tha se nuk më është përgjigjur ngaqë ka qenë në namaz, para Zotit të tij dhe se kur është në atë gjendje, nuk i përgjigjet askujt pos Allahut. Nga ky çast, ndjeva kënaqësi të thellë për këtë fe dhe shokut tim i thashë se ç’duhet të bëja që ta pranoja Islamin? Ndërsa ai më tha se së pari duhej të pastrohesha e më pas të dëshmoja shehadetin. Kështu, pastrova, dëshmova shehadetin dhe u bëra mysliman.”

Emri i tij qe Majkëll, ndërsa tani e quajnë Abdusabur.

Më pas, i thashë atij:

“Si e sheh ardhmërinë e Islamit në Amerikë?”

“Islami në Amerikë është duke u zhvilluar mirë. Pra nuk them “myslimanët”, por them ”Islami”, u përgjigj ai.

Kështu më tha oficeri amerikan, kurse në fund më përgëzoi se shumë amerikanë kanë filluar të kuptojnë se Islami i vërtetë është Islami i Lindjes së Mesme dhe se mesazhi i Isait është po i njëjti mesazh sikurse ai i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!

Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.

Ale Imran 190

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author