Të gjitha veprat dhe patentat e mëdha lindën nga nevojat e forta të shpikësve të tyre, nga një problem që i shqetësonte, ose nga dashuritë dhe hobitë e mëdha. Rrallë një inovator u nxit nga paratë, fama ose kopertina e Forbes.

Historia e origjinës së Zoom është një nga më frymëzueset sepse filloi me dashurinë e dy të rinjve të cilët,derisa studionin në Kinë, ishin dhjetë orë larg njëri-tjetrit me tren.

Erik Yuan, themeluesi i aplikacionit Zoom, është një nga këta dy të dashuruar, i cili shpiku një mënyrë për ta parë të dashurën e tij çdo ditë. Ai i tregoi Forbes për problemin e tij rinor që e mundonte: “Fantazoja ta shihja më shpesh dhe imagjinoja sa fantastike do të ishte të kisha një pajisje në të cilën mund ta shihja dhe ta dëgjoja vetëm me një klikim. Ishim 17 dhe 18 vjeç në atë kohë.”

Në Amerikë për të dhjetën herë

Erik Yuan studioi matematikë të aplikuar dhe zgjodhi kurse në aplikacionet kompjuterike. Ai mori një diplomë masteri nga Universiteti i Gjeologjisë i Pekinit dhe jetoi atje.

Vizita në Japoni ishte një pikë kthese në jetën e Erikut. Si pjesë e trajnimit që ndoqi, Bill Gates mbajti një leksion, i cili ishte një frymëzim dhe inkurajim i madh për Erikun.Dy vjet më vonë, ai mbërriti në Luginën e Silikonit, por vetëm pasi autoritetet e kishin refuzuar nëntë herë për një vizë amerikane. Ndër të tjera, arsyeja ishte anglishtja e dobët e z. Yuan.

Ditët e para në Amerikë nënkuptonin punë për WebEx, një kompani rrjetesh përkonferenca ku Eriku ishte ndër punonjësit e parë. Cisco Systems i bleu ato në vitin 2007. Si zëvendëspresident i inxhinierisë, katër vjet më vonë ai ia paraqiti menaxhmentit të kompanisë projektin e tij për telefonat (një sistem videokonferencash i pajtueshëm me telefonat inteligjentë) por projekti iu refuzua. Erik Yuan mblodhi tavolinën e tij dhe la punën. Ai themeloi Zoom Video Communications.

Duke folur për Forbes dhe Financial Times, Erik tha se Cisco kishte bërë një gabim sepse ata po zhvillonin rrjete sociale në atë kohë. “Tre vjet pasi dhashë dorëheqjen, ata e kuptuan se kisha të drejtë,”. Paratë për një projekt  të madh si Zoom, Eriku  imori hua nga miqtë, në  pamundësi për të gjetur investitorë. “Mora përgjigje se tregu ishte i mbipopulluar, dhe  se videokonferencat kishin mbaruar,” .

Në prill 2019, Zoom u bë një kompani e tregtuar publikisht dhe Erik Yuan u bë miliarder. Falë pandemisë Covid-19, Zoom përjetoi një zgjerim dhe në më pak se 18 muaj, 300 milionë njerëz e përdornin atë çdo ditë. Të përkthyera në minuta, tre e gjysmë trilion minuta shpenzoheshin çdo vit në Zoom.

Sot, si një nga biznesmenët dhe miliarderët më të suksesshëm, Erik Yuan e nisi projektin e tij nga dashuria dhe dëshira për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e tij, dhe sot ai e përdor atë për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij. Siç filloi, ashtu vazhdon.

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *