Rrëfehet për një djalosh të ri se me biçikletën e tij u përplas me një plakë dhe në vend se t’i kërkojë falje plakës dhe t’i ndihmojë të ngritët, ai filloi të qeshet me të dhe e vazhdoi rrugën e tij.
Plaka kur e pa se ai nuk u ndal , e thirri duke i thënë:
Biri im, ra diçka nga ti në tokë.
I riu u kthye dhe filloi të hulumtojë, por nuk gjeti gjë.
Plaka atëherë i tha:
Biri im, mos hulumto shumë, sepse nga ti ra morali yt dhe atë nuk ke mundësi ta gjesh asnjëherë!
Jeta nuk ka vlerë nëse ajo është e mangët nga morali, sjellja e mirë dhe respekti ndaj të tjerëve!

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author