Teknika Kakeibo nuk është teknikë e re , ajo u shpik në vitin 1904, dhe gjithçka që ju nevojitet është një stilolaps, një fletë e bardhë dhe shumë disiplinë.
Këshillë – kurseni për ditë të zeza, kjo është ajo që ne gjitmonë dëgjojmë , por vështirë që dikush mund të na tregojë se si t’i shndërrojmë fjalët në veprime.
Azia është kontinenti i vetëm ku më shumë se gjysma e njerëzve duan të kursejnë para , në Amerikën e Jugut ka vetëm 30% të këtyre njerëzve, sipas një studimi të Institutit Nielsen. Modeli aziatik i kursimit është bërë hit në mesin e njerëzve të perëndimit quhet kakeibo. Kjo teknikë japoneze është 115 vjeç dhe kërkon disiplinë, fletore dhe stilolaps. Përdoruesit thonë se në këtë mënyrë ju mund të kurseni deri në 35% të ardhura.
Prej nga rrjedh ideja
Fjala japoneze kakeibo do të thotë “libër llogarie shtëpiake”. Autori i librit Kakeibo: Arti japonez i buxhetimit dhe kursimit të parave, Fumiko Chiba, thotë se teknika daton që nga viti 1904. Ajo thotë se kjo metodë është bërë nga Jani Motoko gazetararja e parë japoneze. Ajo dëshironte të mendonte një mënyrë për t’iu mundësuar grave që të menaxhojnë më mirë buxhetet e tyre familjare.
Në atë kohë, gratë nuk lejoheshin të punonin jashtë shtëpisë, kështu që ajo që mbetej nga paga e burrit ishin të vetmet para në dispozicion të tyre ,pasi të paguanin të gjitha faturat. “Japonia është një shoqëri tradicionale në segmente të ndryshme, por kakeibo është një shembull i një qëndrimi liberal ndaj grave”, shkruan Chiba. “Atyre u jepet mundësia të vendosin për financat,” shton ai. Edhe në këtë kohë kur ka metoda dhe aplikime të ndryshme që i ndihmojnë njerëzit të kursejnë, në Japoni ky libër ende vazhdon të shitet shumë.
Metoda
Kakeibo mund të jetë pak e vështirë në fillim, por kjo është çelësi i suksesit, thotë Chiba.
Së pari, duhet të regjistroni të ardhurat dhe shpenzimet ditore ose javore sipas kategorive të ndryshme – pagat, shpenzimet kryesore (qira, karburant, ushqim dhe ilaç), shpenzimet e pushimeve dhe disa shpenzime shtesë që kemi. Pastaj bëni kategorinë që dëshironi , disa njerëz edhe shpenzimet e ushqimit i ndajnë në disa kategori , dhe ngjyrosni ato për të marrë vizualizim
Në fund të muajit, thjesht minusoni shpenzimet nga të ardhurat tuaja. Por këtu nuk është fundi, kakeibo jo vetëm që ju ndihmon të kontrolloni shpenzimet , madje ju mëson se si të përmirësoni financat tuaja.
Përktheu dhe përshtati :
STUDENTET.MK