Biznis info është gjithmonë këtu me këshilla të dobishme për ju. Lexoni më tej, zbuloni diçka të re dhe zbatojeni në kohë!
Njihuni me klientët tuaj
Nëse keni bërë planin tuaj të biznesit, me siguri tashmë keni shënuar grupin e synuar të klientëve. Në rast se nuk keni zgjedhur grupin tuaj të synuar të klientëve, bëjeni sa më shpejt të jetë e mundur. Në vend që të synoni të gjithë si klientë të mundshëm, jini specifik, zgjidhni mirë llojin tuaj ideal të klientit dhe fokusohuni në atë grup të synuar.
Vendosni një buxhet për marketing
Nëse po filloni nga e para, fillimisht duhet të tërhiqni klientë që do t’ju ndihmojnë të mbuloni kostot dhe më pas të filloni të fitoni. Për të pasur sukses në këtë, ju duhet të lini mënjanë një shumë të caktuar parash për të reklamuar biznesin tuaj. Ju mund ta bëni këtë në mënyra të ndryshme, fletushka, media e shkruar, media, internet.
Njihuni me konkurrencën
Përpara se të filloni të ndërtoni biznesin tuaj të vogël, duhet të njihni mirë konkurrencën në treg. Është shumë e rëndësishme të drejtoni marketingun siç duhet, të keni shërbime të shkëlqyera dhe produkte cilësore, të cilat do t’ju mundësojnë të tërheqni klientët dhe kështu të jeni përpara konkurrencës.
Mos kini frikë të thoni JO
Ndonjëherë ju duhet të refuzoni një kontratë ose partneritet biznesi. Përndryshe, nëse i shpërndani shërbimet tuaja për një numër të madh klientësh, ekziston mundësia që ata të mos jenë të kënaqur me produktin, gjegjësisht shërbimin që marrin nga ju. Kjo mund të dëmtojë reputacionin tuaj dhe të ketë pasoja negative për biznesin tuaj.
JO në fakt do të thotë JO TANI
Kur një klient i rëndësishëm refuzon produktin ose shërbimin tuaj, mos e humbni shpresën. Pranoni vendimin e tyre, zbuloni pse ju refuzuan në mënyrë që të dini se çfarë duhet të ndryshoni në punën tuaj. Gjëja më e rëndësishme në këtë situatë është të jepni informacione kontakti me këta klientë në mënyrë që t’i kërkoni në të ardhmen, sigurisht me lejen e tyre.
Përfitoni nga interneti
Përdorimi i duhur i internetit dhe aplikacioneve të tij falas do t’ju mundësojë të promovoni biznesin tuaj të vogël, të veproni si menaxher shitjesh, të tërheqni klientë të rinj dhe të forconi marrëdhëniet me ata ekzistues. Bizneset e bazuara në internet janë e ardhmja, Facebook, Amazon, Google tashmë e kanë vërtetuar këtë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK