Developerët ose zhvilluesit e softuerëve kryesisht punojnë në IT ose kompani të teknologjisë. Disa nga kompanitë më gjigande për teknologji janë Google, Microsoft, Apple, Amazon, IBM etj. Roli i një zhvilluesi softuerik është të hartojë një program, të shkruajë dhe të kontrollojë kodin për funksionim në sistemet e reja dhe të krijojë softuer për të siguruar nevojën që të plotësohet kodi i duhur. Një developer softuerik funksionon hap pas hapi, derisa të arrijë që të krijojë ndonjë program. Për krijimin dhe hartimin e sistemeve të reja që nga planifikimi fillestar, kontrolli i parametrave, faza e projektimit, kodimi, enkriptimi dhe faza e fundit testimi para se të dalë në treg, për gjithë këto hapa, developerët softuerik paguhen shumë. Pra, le t’i hedhim një sy vendeve që paguajnë më shumë për një developer softuerik.

Të gjitha këto hapa janë kryer nga një ekip ose janë bërë nga ekipi i developerëve softuerik, dhe secili developer ka hapa të ndryshëm për të bërë, dhe ka një mbikëqyrës që mbikëqyr të gjithë projektin. Thuhet se shumica e developerëve në të gjithë botën fillojnë ose mësojnë të kodojnë në një moshë shumë të re.

Nuk është e lehtë të bëhesh një developer i programeve kompjuterike, pasiqë duhet të kesh njohuri shumë të mira për shkencën e kompjuterave dhe matematikën. Fusha e tyre po zhvillohet vazhdimisht, teknologjitë dhe përparimet e reja po zhvillohen çdo ditë, kështu që ato duhet të jenë në një gjendje të vazhdueshme të mësimit dhe vetë-përmirësimit.

Në këtë botë të drejtuar nga teknologjia, gjithçka rrotullohet rreth teknologjisë softuerike që do të thotë se kërkesa për zhvilluesit e programeve kompjuterike po rritet dita ditës.

Në hulumtimin e fundit, është konstatuar se për shkak të përparimit të teknologjisë, nevoja e developerëve të programeve kompjuterike do të rritet për 31 përqind deri në vitin 2026. Kjo është kryesisht për shkak të dëshirës në rritje të bizneseve për të prodhuar aplikacione të reja.

Më poshtë do të njiheni se cila është pagesa e vlerësuar e developerëve të programeve kompjuterike në vende të ndryshme:

  • Mbretëria e Bashkuar: 24,945 – 54,917 dollarë, paga mesatare është 34,968 dollarë në vit.
  • Hollanda: 25,885 – 88,471 dollarë, paga mesatare është 48,746 dollarë në vit.
  • Singapori: 26,998 – 64,587 dollarë, paga mesatare është 48,354 dollarë në vit.
  • Argjentina: 16,037 – 40,693 dollarë, paga mesatare është 26,385 dollarë në vit.
  • Spanja: 18,784 – 45, 641 dollarë, paga mesatare 32,588 dollarë në vit.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author