Koha e shkrimit të një punimi

Për të vendosur gjatësinë më optimale të shkrimit, duhet të merren parasysh 2 faktorë kryesorë:

  • Koha që zakonisht duhet për të hyrë në një punë krijuese, dhe
  • Koha që vihet në dispozicion për të përftuar një krijim të qartë dhe
    të kuptueshëm.

Duke shqyrtuar faktorin e parë, sigurisht duhet të shmanget të shkruarit e listuar, që është shumë i shkurtër, ndërsa lidhur me faktorin e dytë, duhet gjithsesi të shmangen shkrimet shumë të gjata.
Shkrimet e shkurtra mund të jenë potencialisht joprodhimtare, por nëse janë të organizuara mirë mund të formojnë një pjesë thelbësore të një strategjie shkrimi të integruar. Në mënyrë të ngjashme fazat e zgjatura që i kushtohen kohës së shkrimit mund të jenë jo prodhimtare nëse ndërmerren pa mbështetje dhe strategji të nevojshme. Përkundrazi, periudhat e planifikuara të të shkruarit në mënyrë intensive, mund të ushqejnë, zhvillojnë, plotësojnë ose të mbështesin detyrën thelbësore të shkrimit.

Shkrime të shkurtra joprodhimtare ndodhin kur:

  1. Bëhen ndryshime jodomethënëse në diçka që tashmë është
    shkruar, ndoshta mungesë dëshire për ta vazhduar ose mungesë besimi
    për atë që është shprehur.
  2. Bëhet një shkrim i shkurtër, i mirë, i cili nuk integrohet ose
    punohet.
  3. Identifikohet thelbi i një ideje të rëndësishme dhe shkruhet diku, por nuk rishihet.
  4. Në mënyrë thelbësore ky lloj shkrimi ndodh kur bëhen ndryshime të
  5. vogla (të parëndësishme) pa u përmirësuar ose identifikohet potenciali i
  6. rëndësishëm i aktivitetit shkrues pa e ndjekur ose integruar atë

Shkrime të gjata joprodhimtare ndodhin kur:

  1. Bëhen shtjellime të zgjatura, në të cilat mungon një strukturim dhe reflektim i qartë.
  2. Shkruhet pa një skicim të përcaktuar idesh.
  3. Prodhohen tekste të mëdha pa u këshilluar ose vëzhguar nga të tjerët.
  4. Shkruhet brenda një kuadri ngushtësisht të përcaktuar, pa ditur si të dilet dhe të zgjerohet argumenti.

Aftësia intelektuale që kërkon të shkruarit krijon një farë varësie intensive tek njerëzit, që pasqyrohet më tepër në përpjekjet e tyre për të krijuar, duke lënë më pak hapësira për të ndarë me të tjerët procesin e të shkruarit dhe mundësitë për të ndryshuar, ridrejtuar ose për të zhvilluar të shkruarin në mënyra që mund ta bëjnë atë më të vlefshëm

Motivimi për të shkruar

Që të shkruhet mirë, së pari duhet të shkruhet.
Çdo fillim është i vështirë. Për t’u motivuar në të shkruar, është e rëndësishme të reflektohet mbi faktin që nuk mund të bëhesh një shkrues akademik i rregullt e prodhimtar nëse nuk shkruan e rishkruan përsëri.
Të fillosh të shkruash është një hap i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për të prodhuar shkrime efektive, si: detyra kursi, tema diplome, artikuj të botuar, studime a disertacione të niveleve të ndryshme.
Që përpjekjet e shkruesit të kthehen në një shkrim të mirëfilltë akademik nevojitet një ide e qartë se me çfarë lidhet shkrimi akademik: kërkim, analizë, diskutim.

Të shkruarit është një proces krijues. Për më tepër ushtrimi i të shkruarit në organe shtypi më me rëndësi, kërkon që të shkruhet, të strukturohet, të analizohet dhe kontribuohet. “Të shkruash do të thotë të zotërosh mënyrën e të shprehurit normativ, të përjetosh gjithmonë shprehitë e drejtshkrimit, gramatikës, pikësimit etj. Të shkruash do të thotë të lësh gjurmët e ideve, mendimeve dhe kulturës sate”.

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

About Author