Çka është kontrolli?
Kontrolli është proces i verifikimit dhe i rregullimit të aktiviteteve organizative me qëllim që perfomanca faktike të jetë në përputhje me standardet dhe objektivat e caktuara.
Kontrolli sipas H. Fayol-it, konsiston në verifikimin nëse çdo gjë kryhet në përputhje me planin e punës së hartuar, me instruksionet e përgatitura dhe me parimet e vendosura. Ai ka si objekt të zbulojë dobësit dhe gabimet me qëllim që t’i korigjojë dhe të parandalojë përsëritjen e tyre.
Nevoja për kontrollë- sipas Bobek Shuklev:
– Kontrolli e bën planin më efikas
– Kontrolli instalon dhunë (detyrim.imponim) në organizat që të zbatohen
aktivitetet (veprimtari) të parapara me plan
– Kontrolli e bën organizimin, fiktiv
– Kontolli e ndihmon vendimarjen
– Kontrolli eliminon haosin
– Kontrolli siguron realizimin e punëve në përputhshmëri me planin
Kontrolli strategjik: Ushtrohet nga menaxherët e nivelit të lartë dhe fusha e tij janë planet strategjike. (kontroll një herë 3-6 mujor apo një vit).
Kontrolli taktik: Kryhet nga menaxherët e nivelit të mesëm dhe fusha e përqëndrimit të tij janë zbatimi i planeve taktike. Mund të kryhet në çdo muaj.
Kontrolli operacional: është përgjegjësi e menaxherëve të nivelit të ulët të drejtimit. Fusha e kontrollit të tyre janë planet taktike. Ky kontroll bëhet në mënyrë të vazhdueshme çdo ditë.
Llojet e kontrollit:
Në varësi të kohës së kryerjes apo të stadeve të ciklit të prodhimit kur ai kryhet, kontrolli mund të klasifikohet në tre kategori:
Kontroll paraprak, kontroll i ndërmjetëm dhe kontroll përfundimtar.
Kontrolli paraprak: Fusha e këtij kontrolli janë burimet fizike, njerëzore, financiare dhe informative.
Kontrolli i ndërmjetëm: Ky kontroll ka në qëndër të tij proceset e transformimit, aktivitetet që kryhen gjatë shndërrmit të materialeve në produkte të gatshme.
Kontrolli përfundimtar: Zakonisht merret me sasinë dhe cilësinë e produkteve të prodhuarapasi, pasi ka përfënduar cikli i prodhimit të tyre. (ky kontroll ndryshe quhet edhe kontrolli Feedback).
Procesi i Kontrollit: Për realizimin e tij ekziston një rrugë e përbashkët, e cila kalon nëpër disa faza-etapa:
- Faza e parë – Vendosja e standardeve
- Faza e dytë – Matja e performancës
- Faza e tretë – Krahasimi i performancës me standardet
- Faza e katërt – Vlerësimi dhe rregullimi i gjëndjes
Përmblodhi dhe përshtati ;
STUDENTET.MK