Kundrina e zhdrejtë është shumë e gjerë, e larmishme. heterogjene, si nga ana kuptimore, ashtu edhe nga ana formalo-gramatikore. Ajo përfshin një gamë të tërë kuptimesh e ndërtimesh. Ndërtohet jo vetëm me folje kalimtare veprore, por edhe me folje jokalimtare veprore, gjithashtu edhe me folje të diatezës pësore ose vetvetore. Ka përdorim të gjerë edhe me emra, sidomos foljorë, me mbiemra prej pjesorë e të tjerë. Del në dy forma, pa parafjalë dhe me parafjalë, të cilat kanë dallime, në një farë mase edhe nga kuptimi. Kundrina e zhdrejtë, sidomos kundrina e zhdrejtë me parafjalë, është përgjithësisht më pak e lidhur me fjalën që plotëson, se kundrina e drejtë: Kurrë popullit tonë s’i është trembur syri nga armiqtë, nga vështirësitë e pengesat. Plakut i shfaqej si nëpër mjegull fytyra e të nipit. Më takon mua ta them. Pse ndodhte kështu me Dinin 19 vjeçar? Tashti ai ishte njohur me të gjithë armiqtë nuk mundën ta mposhtnin një popull të etur për dije e kulturë.

Nga ana kuptimore nuk ka herë-herë një kufi të prerë në përdorimin midis kundrinës së drejtë e të zhdrejtë pa parafjalë dhe kundrinës së zhdrejtë me parafjalë; ndonjëherë kemi sinonimi e mundësi kthimi nga një mënyrë shprehjeje në mënyrën tjetër. Krahaso p.sh. E besoj atë. l besoj atij. E ndihmoj shokun. l ndihmoj shokut: Takoj Petritin. Takohen: me Petritin. Atij i sillet mirë. Me të sillet mirë. I shëmbëllen vëllait. Shëmbëllen me të vëllanë.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author

Admin_S