E bija dhjetë vjeçare, me sy që shkëlqenin nga gjallëria dhe mençuria, hyri në dhomën e nënës së saj dhe e zgjati dorën mbi tavolinë, e la mbi të një letër të shkruar nga vet ajo. Nëna shkoi ta lexojë se çfarë shkroi e bija me shkrimin e saj të bukur. E mori letrën dhe në të e pa se shkruante:
“Fatura e llogarisë”
– Pastrimi i shtëpisë kushton 15 euro;
– Pastrimi i enëve të shtëpisë kushton 10 euro;
– Përkujdesja ime për vëllain e vogël, kur nëna mungon, kushton 20 euro; dhe
– Shpërblimi im për suksesin tim në shkollë kushton 50 euro.
Nëna duke e shikuar vajzën e saj në sy, në ato momente i vinin nëpër mend situata të ndryshme nga e kaluara, kështu që e mori po të njëjtën letër dhe shkroi në të:
– Bartja në bark nëntë muaj – pa të holla;
– Dhembjet e rënda dhe të egra të shtatzënisë – pa të holla;
– Një natë që e kalova për t’u përkujdesur për ty e sëmurë – pa të holla;
– Përkujdesja, pastrimi, rrobat, lojërat dhe fshirja e lotëve tua – të gjitha pa të holla.
la dha letrën të bijës, e kur ajo e lexoi, u shtri në gjoksin e saj e turpëruar dhe në të njëjtën letër, poshtë gjërave të saj që i llogariti, shkroi: “Llogaria është e paguar paraprakisht!”
Nëse nuk të pëlqen ajo që e arrin, shiko se ti çfarë ke dhënë. Atëherë kur ti e ndryshon pikëpamjen tënde për gjërat rreth teje, do të gjesh se çdo gjë përreth teje ka ndryshuar.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK