Menaxherët e organizatave do ta kishin shumë të vështirë realizimin e kontrollit pa përdorimin e teknikave të kontrollit. Efektiviteti i tyre varet shumë edhe nga lloji i kontrollit që realizohet, niveli i specialistëve që realizojnë kontrollin , si dhe nga mënyra e interpretimit të informacionit për vlerësimin e rezultateve dhe marrjen e masave eventuale korrigjuese.
Ekzistojnë tre lloje të kontrollit më të rëndësishëm, të përdorura nga menaxherët për koordinim dhe motivim të të punësuarve, me qëllim që të sigurojnë efikasitet të lartë, cilësi, inovacione dhe plotësimin e nevojave të konsumatorëve: kontrolli i rezultateve (outputeve), kontrolli i sjelljes (marrëdhënieve) dhe kontrolli i kulturës organizacionale.
Menaxherët për kontrollimin e rezultateve përdorin mekanizma kryesorë të kontrollit: raportet financiare, qëllimet organizacionale dhe buxhetet operative.
Matjet financiare të performancës si mekanizëm i kontrollit
Gjendja financiare e një ndërmarrje në fund të një periudhe është rezultat i gjendjes së më përparshme të saj dhe i aktiviteteve të realizuara në periudhën rrjedhëse. Diferenca në mes të gjendjes në fillim dhe në fund të periudhës, tregon efektet e aktiviteteve rrjedhëse.
Madhësitë absolute të cilat dalin nga diferenca në mes gjendjes fillestare dhe asaj përfundimtare të disa pozicioneve të raporteve financiare janë vështirë për t’u interpretuar. Për këtë arsye madhësitë absolute (dallimet) e disa pozicioneve të raporteve financiare vihen në raport me madhësitë e disa pozicioneve tjera, për të cilat mendohet se gjenerojnë raporte. Kjo tregon se përfundimet për madhësinë dhe ndryshimet e disa pozicioneve financiare mund të sillen nëpërmjet të shikimit të raporteve në mes tyre me shfrytëzimin e treguesve relativ.
“Kur vlerat absolute (ose dallimet) e disa pozicioneve në raportet financiare vihen në raport me madhësinë e pozicioneve të tjera, konkluzionet e caktuara mund të nxirren edhe vetëm me shqyrtimin e raporteve ndërmjet tyre
Menaxherët përdorin tregues të ndryshëm financiar për të kontrolluar rezultatet dhe informacionet e marra nga këto raporte janë shumë të rëndësishëm për të krijuar përparësi konkurruese.
Bloku dhe Hirti ndajnë trembëdhjetë raporte më të rëndësishme, të klasifikuara në katër kategori parësore a.
a.Treguesit e profitit
1. Shkalla e profitit; 2. Rendimenti i mjeteve (investimit); 3. Rendimenti i depozitit aksionar;
b. Treguesit e shfrytëzimit të mjeteve
1. Qarkullimi i kërkesave; 2. Afati mesatar i pagesës; 3. Qarkullimi i rezervave; 4. Qarkullimi i mjeteve të përhershme; 5. Qarkullimi i mjeteve të përgjithshme;
c. Treguesit e likuiditetit
1. Raporti vijues (likuiditeti vijues, rrjedhës); 2. Raporti i “shpejtë” (likuiditeti monetar);
ç. Shfrytëzimi i borxheve
1. Borxhi ndaj mjeteve të përgjithshme; 2. Kamata ndaj fitimit; 3. Shpenzimet e përgjithshme fikse ndaj fitimit;
Përmlodhi dhe përshtati :
STUDENTET.MK