-Dallojmë lloje të ndryshme të emrit:
•Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm;
•Emrat frymorë dhe jofrymorë;
•Emrat konkretë dhe abstraktë;
•Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm;
•Emrat përmbledhës dhe të lëndës.

-Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm
•Emra të përgjithshëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende në mënyrë të përgjithshme: djalë, vajzë, mal, kukull etj.
•Emra të përveçëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende të dalluar nga të tjerët që i përkasin të njëjtës klasë: Korabi (mal), Çufo (derr) etj. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjë të madhe.

-Emrat frymorë dhe jofrymorë
•Emrat frymorë janë emrat që tregojnë qenie të gjalla: vajzë, djalë, macë, luan etj.
•Emrat jofrymorë janë emrat që tregojnësendejotëgjalla: bankë, laps, libër, tabelë etj.

-Emrat konkretë dhe abstraktë
•Emrat konkretë janë emrat që tregojnë qenie ose sende që mund të perceptohen nëpërmjet të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit ose të shijuarit: djalë, lule, zhurmë, parfum, thartirë etj.
•Emrat abstraktë janë emrat që tregojnë ide ose mendime që nuk mund të perceptohen me anë të shqisave: besim, dashuri, zemërim etj.

-Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm
•Emrat e numërueshëm janë emrat që tregojnë sende ose qenie që mund të numërohen: pulë, fshatar, macë etj.
•Emrat e panumërueshëm janë emrat që tregojnë sende që paraqiten si një masë e padallueshëm, si një lëndë e pandashme: oksigjen, hidrogjen, magnez etj.

-Emrat përmbledhës dhe të lëndës
•Emrat përmbledhës janë emrat që shënojnë një grup personash ose sende të një lloji: bota, vegjëlia, rinia, pleqëria, njerëzimi etj.
•Emrat e lëndës janë emrat që emërtojnë një lëndë homogjene që nuk mund të numërohet. Ata emërtojnë prodhime ushqimore, kultura bujqësore, prodhime kimike etj: gjalpë, qumësht, kos, grurë, najlon etj.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S