Në togfjalësh dallojmë tri ||oje të lidhjeve sintaksore të fjalëve: përshtatjen, drejtimin, bashkimin.

Në fjali kemi së paku shtatë lloj lidhjesh sintaksore. Këtu veprojnë tri lidhjet e togfjalëshit, por, veç këtyre, ka edhe lidhje specifike të fjalisë, siç janë: lidhja kallëzuesore, lidhja sintaksore e veçimit, lidhja e përfshirjes, lidhja e bashkërenditjes etj.

Lidhja kallëzuesore.

-Lidhja e veçimit karakterizohet nga shkëputja intonacionore e një fjale ose e një togtjalëshi prej vargut ligjërimor me anën e pauzave dhe të uljes e të ngritjes së tonit. Ajo. duke theksuar ngarkesën kumtesore të një gjymtyre të fjalisë, mund t’i japë edhe vlera të tjera të mbishtuara, të cilat, të mbështetura nga bashkëlidhjet me gjymtyrët e tjera, fitojnë një peshë shumë të rëndësishme dhe disa herë të mëvetësishme në fjalinë me strukturë të ndërlikuar: ” Përgjegjësi vuri re se Dini, i pakënaqur, deshi të thoshte diçka.

Lidhja sintaksore e përfshirjes ka të bëjë me thirrorin dhe me fjalët e ndërmjetme. Kjo lidhje sintaksore shënon se këto fragmente të ligjërimit “janë përfshirë” në indin e fjalisë dhe në intonacionin e saj tipik. Në indin e fjalisë, kanë vlerë kumtesore, janë veshur nga skema e intonacionit. Po të marrim parasysh funksionin themelor të gjuhës, kjo lidhje është më e pranueshme sesa pikëpamja që këtu kemi të bëjmë përgjithësisht me fjalë të palidhura gramatikisht me gjymtyrët e fjalisë: Nxitoni, shokë! Me siguri, sipas mendimit tim, do të ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

Lidhja e bashkërenditjes vendoset ndërmjet gjymtyrësh të njëjta, që përmbushin të njëjtin funksion, ndërmjet gjymtyrëve homogiene: Rreth ”një ” tryeze qëndronin Lytua dhe Skënderi.

 

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author

Admin_S