Në kuadër të punëve bankare pasive vend të veçant zën edhe marja hua te bankat tjera. Me këtë banka i siguron mjetet e nevojshme për lejimin e kredisë. Këtu hyjnë:

  1. Rieskonti
  2. Rilombardi
  3. Kreditë postare
  4. Kreditë ndërkombëtare

 

Rieskonti  Nënkupton se përderisa banka tregtare dëshirojnë që kambialet apo letrat tjera me vlerë që i kanë ti thyejnë më herët sesa e kanë afatin e përcaktuar, dhe këtë e bëjnë te Banka Qendrore që duhet të paguajnë një shumë e caktuar të interesit për këtë shërbim të bërë. Nëse ky interes është me përqindje të lartë nënkupton se Banka Qendror po aplikon politikë restruktive (kursim) pra po tenton që të ulë sasin e parave në qarkullim të tregut.
Në këtë mënyrë bankat tregare më pak para do të kenë në qarkullim ose në dispozicion, e kështu më pas më pak kredi do të mund të japin tek qytetarët. Dhe e kundërta nëse Banka Qendrore përqindjen e rieskontit e ka të ulët nënkupton se po aplikon politkë ekspansioniste.

Rilombardi- Është mënyra e dytë e marjes hua te Banka Qendrore apo ndonjë bankë tjeter.Rilombardi është i ngjajshëm me rieskontimin, por këtu nuk kemi të bëjmë me transformimin e të drejtave të kambialit po të letrave me vlerë. Nëse banka ka nevojë për mjete monetare atëherë letrat me vlerë që janë lënë në peng te ajo (lënja peng e letrave me vlerë quhet lombard) i lë peng përsëri dhe kështu siguron mjetet e nevojshme për ruajten e likuiditetit.

Punët rilombarde janë punë të shpeshta te bankat. Te lombardi dhe rilombardi, baza për lejimin e kredisë është çmimi i letrave me vlerë në burse. Zakonisht, bankat nuk lejojnë kredi me vlerë e plotë të letrave me vlerë, por deri më 75% të vlerës së tyre në burse.Kreditë lombarde dhe rilombarde lejohen për një afat të shkurtër prej 15 ditëve.

Kreditë postare- Kreditë postare apo kreditë nevolving, janë kredi të cilat ia lejojnë bankat tjera njëra tjetrës për kryerjen më ekspeditive (shpejtë) të punëve. Kur dy banka gjenden në vende të ndryshme dhe kanë mardhënie afariste në mes vete (kjo lidhje quhet korespodente), shpesh paraqitet nevoja që ato të kreditojnë njëra me tjetrën. Lartësia e këtyre kredive caktohet në bazë të marveshjes në mes bankave.Tek këto kredi nuk parashihet pagimi i kamatës apo shpenzimeve tjera.

 Kreditë ndërkombëtare- Paraqesin një lloj të veçant të kredive të cilat bankat ia lejojnë njëra tjetrës, më së shpeshti nëpërmjet llogarisë rrjedhëse. Kreditim të tillë kemi edhe në mes bankave të huaja dhe ato të vendit.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author