Mbiemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që tregon një cilësi apo karakteristikë të emrit. Mbiemri përshtatet në numër (mjekët e rinj), gjini (mjekja e re) dhe rasë (mjekun e ri), me emrin me të cilin lidhet.
•Mbiemrat ndahen në dy grupe:
Të nyjshëm;
Të panyjshëm.
Nyjet tregojnë se mbiemrat janë në rasa të ndryshme.
•Mbiemrat kanë gjininë mashkullore e femërore dhe numrin njëjës e shumës.

-Formimi i mbiemrit

•Mbiemri në gjuhën shqipe del me formën e njëjësit she të shumësit, në varësi të numrit të emrit që përcakton: djalë i vogël –djemtë vegjël.
•Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore formohet:
a) duke ndryshuar nyjën i në të: i lartë – të lartë.
•Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore formohet:
a) duke ndryshuar nyjën e në të: e kuqe – të kuqe;
b) duke ndryshuar nyjën e në të dhe me mbaresën – a: e larë – të lara.

-Shkallët e mbiemrit
•Mbiemri ka tri shkallë:
a) shkalla pohore (ku mbiemri tregon thjesht cilësinë e sendit):
Liqeni i Ohrit është i thellë.
b) shkalla krahasore (ku mbiemri tregon cilësinë e një sendi, duke e krahasuar me cilësinë e një sendi tjetër) , e cila ndahet në: krahasore të barazisë, krahasore të sipërisë dhe krahasore të ultësisë:
Liqeni i Ohrit është po aq i thellë sa Liqeni i Prespës.
Liqeni i Ohrit është më i thellë se Liqeni i Shkodrës. Liqeni i Shkodrës është më pak i thellë se Liqeni i Ohrit.
c) shkalla sipërore:
Liqeni i Ohrit është shumë i thellë. 
 

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S