Si mund të lexoni më shumë libra?
Ky nuk është një qëllim madhor që nuk mund të arrihet. Thjesht lexoni çdo javë nga një libër, dhe kështu do të krijoni një shprehi leximi.

1. Ndani librat ne sekcione.
Nëse një libër ka 265 faqe,atëherë ndani numrin me 7 dhe fitoni 37.8 faqe në ditë, e rrumbullaksuar 40. Edhe pse 40 faqe mund të tingëllojnë si shumë, lexuesi mesatar lexon një faqeë për 1 minutë, kështu që për 40 minuta do të lexoni 40 faqe. Është më pak se një orë në ditë. Pas disa kohe natyrisht do të filloni automatikisht të lexoni më shpejt.

2. Krijoni një shprehi të leximit.
Për të lexuar një orë në ditë, ju keni dy opsione: ose t’i lexoni ato 40 faqe gjatë një leximi, ose t’a mirrni librin kudo me ju dhe të lexoni pjesë të vogla.
Nëse jeni të nxënë me punë si… jeta juaj, atëherë më mirë do ishte të lexoni pjesë të vogla nga libri.
Lexo në autobus, gjatë kohës që e prisni atë, gjatë pushimit në punë. Nëse gjatë ditës nuk i keni lexuar 40 faqe, atëherë lexoni para se të shtriheni.
Nuk do t’u marrë shumë kohë, dhe ju do të bini në gjumë duke menduar për diçka tjetër përveç Facebook-ut.

3. Shkruani librat që keni lexuar dhe përgatitni libra për javët e ardhshme.
Do të ishte më mirë të filloni të lexoni një libër çdo të hënë, dhe të përfundoni të dielën, dhe pastaj të zgjidhni një libër të ri për të lexuar. Goodreads është një faqe e mirë dhe një aplikacion për dokumentimin e librave që keni lexuar, t’i vlerësoni ato dhe të gjeni libra të ngjashëm. Gjithashtu mund të caktoni një synim për lexim.
Aplikacioni vlerëson progresin tuaj si një përqindje gjatë gjithë vitit.

4. Së fundi, lexoni ato libra që ju pëlqejnë. Njerëzit që nuk lexojnë kanë përshtypjen se të lexuarit është një monotoni për shkak se ata kanë qenë të detyruar të lexonin libra në shkollë ose thjesht nuk kanë arritur në librin për të cilin ata ishin të interesuar. Është e trishtueshme që njerëzit nuk duan të lexojnë sepse leximi është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë me mendjen tonë. Nëse nuk ju pëlqen një libër, ju lejohet ta lini atë dhe të filloni një të re. Ju nuk jeni në asnjë mënyrë të detyruar të përfundoni një libër që nuk ju pëlqen – leximi duhet të jetë interesant, jo i vështirë.

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B