Morfologjia është pjesa e gramatikës që studion format e ndryshme të fjalëve, kuptimin e këtyre formave, klasifikimin e fjalëve në pjesë ligjërate, si dhe formimin e fjalëve.

Pjesët e ligjëratës janë:
Emri;         Numërori;
Mbiemri;    Lidhëza;
Përemri;    Pjesëza;
Folja;         Parafjala;
Ndajfolja;   Pasthirrma.
•Disa prej tyre janë të ndryshueshme, si: emri, mbiemri, përemri, folja, numërori, sepse e ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali; kurse të tjerat janë të pandryshueshme, si: ndajfolja, lidhëza, pjesëza, parafjala, pasthirrma, sepse nuk ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali.

-Emri

Kategoritë gramatikore të emrit
Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që emërton diçka.
•Kategoritë gramatikore të emrit janë:
•Gjinia;
•Trajta;
•Numri;
•Rasa;
•Lakimi;

-Gjinia dhe trajta
Emri ka tri gjini:
Mashkullore;
Femërore;
Asnjëjëse.
Emri ka dy trajta në të cilat lakohet:
•Trajta e shquar (emri përdoret si kryefjalë në fjali);
•Trajta e pashquar (emrit i vëmë një (njëjës) përpara ose ca-disa (shumës) përpara.

Numri dhe rasa
Emri lakohet në numrin:
Njëjës;
Shumës.
Emri lakohet në rasat:
Emërore;
Gjinore;
Dhanore;
Kallëzore
Rrjedhore.

[vazhdon…]

About Author

Admin_S