Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që plotëson para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, sasi. Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër.
-Llojet e ndajfoljes janë:
Ndajfolje mënyre;
Ndajfolje vendi;
Ndajfolje kohe;
Ndajfolje sasie.
-Ndajfolja e mënyrës luan rolin e grupeve parafjalore rrethanore mënyre.
• Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë: mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht etj, që tregojnë cilësinë e veprimit; menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur etj, që tregojnë ecurinë e veprimit; cekët, gjerë, gjatë, thellë, ulët etj, që tregojnë përmasa; bujarisht, trimërisht, besnikërisht, teorikisht etj, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht etj.
Vjollca vallëzon bukur.
-Ndajfolja e vendit luan rolin e grupeve parafjaloretëplotësittëvendit.
• Ndajfoljet kryesore të vendit janë: afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi.
Makina u kthye djathtas.
-Ndajfolja e kohës luan rolin e grupeve parafjalore rrethanore kohe.
• Ndajfoljet kryesore të kohës janë: dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet etj, që tregojnë kohën e saktëtëkryerjessëveprimit; njëherë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti etj, që tregojnë një kohë të papërcaktuar.
Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.
-Ndajfolja e sasisë luan rolin e grupeve emërore rrethanore sasie.
•Ndajfoljet kryesore të sasisë janë: shumë, pak, tepër, fort, njëherë, dy herë etj, që tregojnë në ç’masë realizohet veprimi; fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak etj, që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie.
Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK