Ndajshtimi është një lloj përcaktori i shprehur me emër të pashquar që përshtatet në numër me gjymtyrën e përcaktuar. Përshtatja jo e plotë e dallon ndajshtimin si një lloj i veçantë i përcaktorëve: Komisari Memo qëndronte krah Rrapos.

Lloji më i përhapur i ndajshtimit është ai që përcakton një emër. Ky lloj ndajshtimi shprehet me emër të pashquar në formën e rasës emërore dhe përshtatet vetëm në numër, p.sh: popull mik, popullit mik, popullin mik, popujt miq, popujve miq, vend vëlla, vende vëllezër etj.:

Ndajshtimi qëndron si para, edhe pas gjymtyrës së përcaktuar.

Pas gjymtyrës së përcaktuar, ndajshtimi i shprehur me emër të përgjithshëm tregon karakteristikë duke shënuar cilësi ose lloj. Pula mëmë vërtitet rrotull duke mbledhur ushqim.

Pas një gjymtyre të shprehur me emër të shquar që tregon profesion, detyrë shtetërore a shoqërore, titull etj,. ndajshtimi i shprehur me emër të përveçëm tregon personin që ka një profesion, një detyrë a një titull: Kritiku Zaim Avazi, një nga simpatizantët më të mëdhenj të shokut Zylo, bënte disa gjeste kuptimplote. Vullnetari Dritan Guri ra i vdekur te këmbët e tij.

Vazhdon…

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author

Admin_S