Kur dëshira jote, vetja jote, vijnë në konflikt me imagjinatën tënde, kreativiteti yt dhe imagjinata jote fitojnë gjithnjë.

            Mark Victor Hansen e tregon ngjarjen e fëmijës që ka qenë i frikësuar nga përbindëshat dhe që është futur ndër krevatin e saj. Për ta qetësuar vajzën e vogël, Hansen sugjeron se është më mirë të bëjmë apel në imagjinatën e vajzës së vogël se sa në arsyen e saj. Pra, në vend që të themi diçka si “Mos u bëj budallaqe, nuk ka përbindësha këtu”, thuaj diçka si “Mos u brengos, zemër. Përbindëshat tonë janë të mirë dhe ata i duan fëmijët”.

            Si fëmijë, shpesh e imagjinojmë më të keqen. Nëse duam t’i arrijmë qëllimet tona, nevojitet që ta imagjinojmë veten tonë duke ia dalë me sukses. Mendimet e këtilla dërgojnë një energji që i tërheqin mendimet komplementare nga njerëzit që mund të na ndihmojnë për ta arritur atë që duam.

          Shprehi ato në mënyrë të drejtë

            Është e rëndësishme që qëllimet  e tua t’i shprehësh në mënyrë të drejtë.

            · Asnjëherë mos i shpreh qëllimet e tua në bazë të asaj se çfarë nuk do; gjithmonë shprehi në bazë të asaj se çfarë do.

            · Shprehi qëllimet e tua në bazë të suksesit, jo në bazë të shpërblimit.

            · Shprehi qëllimet e tua në bazë të asaj se si tjerët përfitojnë.

            · Shprehi qëllimet e tua në bazë të parimeve që kanë rëndësi.

            Përderisa fokusimi në qëllimet është një mënyrë e sigurt për të lëvizur drejt tyre, fokusimi te disa qëllime duke i neglizhuar qëllimet e tjera është njëra prej mënyrave me të cilën mund t’i arrijmë fitoret e zbrazëta. Kjo është sikurse një njeri që ka punuar shumë për të siguruar ekzistencën familjare për familjen e tij, por që i ka neglizhuar familjarët në proceset tjera të jetës e që ka përfunduar duke i humbur ata për tërë jetën duke u ndarë dhe shkurorëzuar. Duhet ditur se jeta jonë e punës është kryesisht ndikimi emocional që ne e sjellim nga shtëpia, martesa, shëndeti, jeta shoqërore, jeta shpirtërore, aktivitetet e lira. Kur arrijmë t’i harmonizojmë apo renditim qëllimet në një fushë me ato në fushën tjetër, atëherë i gjejmë forcat motivuese në një fushë, në fakt e ndihmojmë realizimin e qëllimeve në një fushë tjetër në të njëjtën kohë.

          Vendosi qëllimet në bazë të sjelljes

            Kur vendosim qëllime për vetveten, ato duhet të jenë të shprehura në bazë të sjelljes, se sa në bazë të statusit, shpërblimeve apo pozitës. Kjo, sepse sjellja është diçka që qëndron në brendinë e fuqisë tonë, përderisa statusi, shpërblimet dhe pozita nuk gjenden në të. Formulimi i qëllimeve në bazë të sjelljes gjithashtu nënkupton se ne paraqesim një fotografi shumë pozitive të vetvetes në trurin tonë. Truri, duke mos e ditur dallimin mes përvojës reale dhe asaj imagjinare, vepron në pajtim me fotografinë e prezantuar.

          Ndiqi qëllimet e tua me pasion

            Fuqia drejtuese që qëndron pas arritjes së qëllimeve është dëshira. Patjetër duhet t’i dëshirosh qëllimet e tua në mënyrë konstante, të qartë dhe me një pasion të flaktë, duke e ditur se më vetëm se i ke arritur dhe tani vetëm duhet t’i realizosh ato. Nëse e bën këtë, nuk mund të dështosh në arritjen e tyre.

            Vendosja e qëllimeve është qendra e rritjes së potencialit tonë, sepse ajo na lejon neve që të krijojmë diçka unike dhe të re në jetën tonë. Vendosja e qëllimeve na lejon që ta ushqejmë trurin tonë të orientuar drejt qëllimeve dhe na shpie drejt kontrollimit të së ardhmes.

          Pikat kyçe

  1. Vendosja e qëllimeve është një prej veprimeve që i dallon ata që e zhvillojnë vetveten nga ata që nuk e bëjnë atë.
  2. Shënoji qëllimet e tua, kështu do të kesh një mënyrë me anë të së cilës do të mund ta matësh zhvillimin tënd.
  3. Ndërtoji qëllimet e tua përreth anëve tua të forta.
  4. Vendos qëllime aq shumë të larta sa të kesh mundësi.
  5. Shtroji qëllimet e tua, në mënyrë që t’i arrish ato.
  6. Shprehi qëllimet e tua në bazë të veprimeve brenda fuqisë tënde, jo në bazë të shpërblimit që gjendet jashtë fuqisë tënde.

Përmblodhi dhe përktheu

STUDENTET.MK

About Author