Pavarësisht nëse dëshironi të merrni një mundësi për të udhëhequr për herë të parë apo ju tashmë keni një pozitë të tillë dhe keni dëshirë për të bërë ndryshim, mënyra se si i trajtoni problemet ju jep mundësi unike. Zhvilloni këto fusha duke iu përgjigjur tre pyetjeve vijuese.

1. Çfarë thotë mënyra e trajtimit të problemeve për mua? 

Si i shihni problemet formon qëndrimin dhe udhëheqjen tuaj. A i shihni ato si mundësi për të përdorur pozitën tuaj për përmirësimin e ekipit dhe organizatës? Apo janë ato bezdi që thjesht shkatërrojnë planet tuaja dhe ju dekurajojnë? 

Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj kur bëhet fjalë për problemet dhe zgjidhjen e tyre. Bëni një listë të problemeve të së kaluarës që kanë çuar në mësime ose mundësi. Tani merrni vendimin e vetëdijshëm për të kërkuar pozitivitet në çfarëdo probleme që lindin nga kjo ditë përpara. 

2. Si mund t’i inkuadroj të tjerët si zgjidhës të problemeve? 

Disa kohë më parë, unë pyeta një mik për karakterin e një miku të përbashkët, të cilin asnjëri prej nesh nuk e njihte shumë mirë. Ai më tha që nuk mund të komentonte për karakterin e tij, sepse ai kurrë nuk i ishte dukur merrej me vështirësi. Sa e vërtetë, mendova. Ju mund të mësoni shumë për veten tuaj në mënyrën se si i trajtoni problemet, por mund të mësoni po aq shumë për të tjerët me mënyrën si reagojnë. Disa njerëz do t’i bëjnë gjërat më keq. Të tjerët heqin dorë. Njerëzit që duhet t’i mbani më afër janë ata që do t’i kthejnë problemet hapa drejt suksesit. Vështirësitë me të cilat ju përballeni krijojnë shanse për të gjetur se kush është kush.

Duke filluar këtë javë, kur të shfaqet ndonjë telashe e re, filloni të përdorni pyetje për të mësuar më shumë rreth anëtarëve të ekipit tuaj. Mblidhni informacione, “brainstorming” dhe gjeni zgjidhje të shumta. Këtu janë disa pyetje për t’ju ndihmuar të filloni:

  • Kur filloi problemi?
  • Ku filloi?
  • Kush ishte i pari që e vuri re?
  • Cilat janë disa shkaqe të mundshme për të?
  • Cili është ndikimi i problemit? Kush ndikohet?
  • Cilat pasoja të tjera të mundshme negative mund të ketë?
  • A është ky problem pjesë e një problemi më të madh?
  • Nëse po, si?
  • Kush e ka trajtuar me sukses këtë lloj problemi?
  • Cilat janë disa qasje të mundshme për ta zgjidhur atë?
  • Çfarë ekspertize, kohe dhe burime do të nevojiten për këto zgjidhje?
  • A do t’i pranojnë njerëzit këto zgjidhje?
  • Sa kohë do të zgjasë secila prej këtyre zgjidhjeve?
  • Si mund të na japin këto zgjidhje avantazhe në të ardhmen?
  • Çfarë mësimesh mund të mësohen nga e gjithë kjo?
3. Cilat mundësi të ardhshme po paraqiten në problemet aktuale?

Zgjedh një problem të madh për të cilin po punoni aktualisht. Ndërsa kërkoni zgjidhje, mendoni sa më shumë mundësi kreative që mund të shoqërohen me problemin dhe zgjidhjen. Lejoni që këto mendime të formojnë procesin e zgjidhjes së problemit, sepse nëse jeni në gjendje të përdorni një problem për të lëvizur në të vërtetë ekipin ose organizatën tuaj më larg, do të keni kryer një nga detyrat më të vështira të udhëheqjes. 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author