Si mund të jemi më të zgjuar, të marrim vendime më të mira, të veprojmë gjithçka ashtu si duhet? Edhe për këtë ekziston një zgjidhje (të paktën në një farë mase), me ndihmën e aktiviteteve ose zakoneve të caktuara. Për shembull:
Leximi
Nuk është e thënë rastësisht që librat janë një thesar i çmuar. Lexoni, praktikoni gjërat e lexuara ngase kjo ndikon në zhvillimin e trurit. Këshillë e vogël – zgjidhni një libër që mund të mbani në dorë, jo një botim dixhital.
Aktiviteti sportive
Lëvizja, vrapimi, ecja, aktiviteti sportiv që ju përshtatet kontribuon në një energji më të madhe dhe kështu produktivitet më të mirë.
Video lojra
Po, dhe kjo veprimtari, ose hobi, mund të na bëjë më të zgjuar nëse e përdorim siç duhet. Sidomos ndihmon në vendimmarrjen më të shpejtë.
Zgjidhja e enigmave
Një mënyrë e shkëlqyeshme për të trajnuar trurin – zgjidhja e enigmave. Ato mund të jenë të ndryshme duke filluar nga Kubi i Rubikut dhe enigma të thjeshta me bashkim figurash e deri tek online “problemet” logjike.
Komunikimi / udhëtimi
Nëse doni të mësoni më shumë, mos qëndroni në shtëpi … dilni, shoqërohuni, udhëtoni (sa më shumë që të keni mundësi), takoni njerëz dhe kultura të reja nga të cilat me siguri do të mësoni diçka të re.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK