Nomofobia është një nga më shumë se 250 fobitë e njohura. Fobia është rezultat i një eksperience personale dramatike, tha psikologu Jürgen Margraf.

Kjo ngjarje dramatike ruhet në tru dhe disa shkaktarë mund të shkaktojnë edhe ndonjë reagim fizik. Njerëzit që vuajnë nga nomofobia tregojnë simptoma fizike dhe psikologjike kur telefoni i tyre nuk është në duart e tyre ose nëse mendojnë se mund që telefoni i tyre të shuket si rezultat i pabaterisë. Ata fillojnë t’i shtrëngojnë duart, kanë marramenjde dhe marrin frymë vështirë. Nomofobia (vjen nga fraza “no mobile”) është një sëmundje që përhapet si një epidemi.

Sipas një sondazhi në Britani të Madhe, rreth 66 përqind e njerëzve janë të tronditur nga ideja se ata mund të mbeten pa telefon. Gjithashtu, 41% e përdoruesve kanë dy ose më shumë telefona të cilët i mbajnë “për çdo rast”, dhe përdoruesi mesatar kontrollon 34 herë në ditë nëse telefonin e ka në dorë dhe punon.

Simptomat e nomofobisë mund të jenë shumë të pakëndshme: puls i shpejtë, dhimbje gjoksi, mundim, marramendje, ngurtësi dhe frymëmarrje e vështirë, ashtu si sulmi klasik i panikut. Kjo frikë ka më shumë gjasa të prekë gratë sesa burrat, por burrat janë ata që ka më shumë gjasa të kenë dy ose më shumë telefona.

Të rinjtë nën moshën 24 vjeç janë ata që vështirë distancohen nga telefonat e tyre, ndërsa të moshuarit janë më pak të lidhur me to.

Si të ballafaqoheni me fobitë?

-Fobia ndahet si sëmundje pasi të janë plotësuar disa kritere, thotë profesorja e psikologjisë Jurgen Margraf. Për shembull, kur frika bëhet e padurueshme ose kur fobia kufizon cilësinë e jetës. Në atë rast, personi duhet të kërkojë ndihmën e një psikoterapisti, shton ai.

Fobitë shpesh trajtohen me terapi kognitive-sjelljeje”, thotë Peter Falkai, drejtor i Psikiatrisë dhe Psikoterapisë Ludwig Maximilian. Terapisti do të përpiqet me pacientin për të krijuar një situatë që shkakton vështirësi, pastaj analizon personin dhe tregon zgjidhjet e mundshme. Terapia zakonisht kombinohet me një sasi të mjaftueshme antidepresantësh dhe lloji i fobisë ndikon në zgjedhjen e terapisë.

 

Përgatiti dhe përshtat:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B

Previous Post

Next Post