Shpesh herë ndjenjat dhe mendimet e këqija na parandalojnë nga gjërat të cilat duhet bërë. Dhe kur kjo ndjenjë e brendshme rrezikon t’u merr në kontrollë, atëherë luani këtë lojë.

Rregullat e lojës:

Në momentin që ju vëreni një rezistencë brenda jush për të ndërmarrë veprime të dobishme, këtu loja fillon. Atëherë mund të vendosni t’i nënshtroheni zonës së komfortësisë ose të zgjidhni të sfidoni veten dhe të bëni ndryshime të dukshme.

Nëse jeni të gatshëm për këtë lojë, atëherë fillojmë. Loja duket kështu:

* Kur zgjoheni herët në mëngjes, ndiheni të përgjumur dhe thjeshtë dëshironi të shtypni butonin “Snooze” dhe të ktheheni përsëri për të fjetur. Por, në vend që të veproni kështu, ju luani “lojën e pamundur” dhe sfidoni veten që të zgjoheni sa më shpejt që është e mundur nga shtrati.

* Përderisa kënaqeni me një dush të nxehtë dhe tashmë nuk doni të dilni nga banjo, atëherë sfidoni veten tuan dhe luani “lojën e pamundur” dhe vendosni t’a ktheni temperaturën në të ftohtë.

* Pasi të ktheheni në shtëpi pas një dite të gjatë pune, dhe thjesht doni të pushoni në shtratin tuaj ndërsa shikoni televizor, megjithatë, ju sfidoni veten tuaj të lexoni pesë faqe të një libri.

Mundësitë për të luajtur këtë lojë janë të panumërta, andaj çdoherë kur ndjeni një rezistencë në brendinë tuaj për të vepruar vepra të dobishme, luani këtë lojë. Duke luajtur “lojën e pamundur”, ju nuk krijoni “hapësirë” për mendime dhe ndjenja të këqija. Njëashtu duke bërë të “të pamundurën“ mësoni të tejkaloni kufizimet e mendjes suaj, dhe rritni shanset për të vepruar më shumë në përputhje me qëllimet dhe vlerat tuaja në të ardhmen.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B