Numërori është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që tregon numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh: një, dy, tre, : dy fëmijë, tri gra, katër burra, 20 metra etj.

Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikoretëmbiemrave, nuk trajtohen si numërorë, por si mbiemra.

Numërorët përdoren për të treguar:

Një sasi të caktuar:  Në punë kishin ardhur vetëm pesë veta.
Një sasi të pacaktuar:   Në punë kishin ardhur katër a pesë veta.
Datën, vitin:  Me sa jemi sot? – Më 28 Nëntor.
Një periudhë të caktuar kohe:     Kur ke qenë në Amerikë? – Nga 1990 deri më 1997.
Përmasa ose përqindje:    0,5 m, 50% etj. 

Kur përdoret me nyjën e përparme numërori ka kuptim përmbledhës:

Erdhën të dhjetat.

Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali, ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:

Ç’të bënin ata tre kundër dhjetëve?

Numërori përdoret i emërzuar edhe në veprime matematike:

Pesa te dhjeta hyn dy herë.

Përdoret në emërtimin e viteve: anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.

Numrat një, dy, tre emërzohen me anë të prapashtesës –sh: njësh-i, dysh-i, tresh-i.

Numërorët janë:
Fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.
Fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë etj.
Fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë etj.

Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza. Bën përjashtim numri tre, i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza. Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:

Sa djem erdhën? – Të dy (Të tre).

Sa vajza erdhën? – Të dyja (Të tria).

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S