Analizën teorike po e fillojmë me kostot e papunësisë, sepse ato nxjerrin më mirë në dukje thelbin e saj.
Kostot e papunësisë i klasifikojmë në dy grupe kryesore:
a) Kostot ekonomike të papunësisë. Nga pikpamja ekonomike një papunësi e lartë do të thotë rënje në GDP aktual, pra treguesi i GDP aktual është më i vogël se sa treguesi i GDP potencial. Sa më e madhe të jetë papunësia aq më i madh hendeku midis GDP aktuale dhe GDP potencial. Lidhja midis papunësisë dhe GDP jepet nga ligji Okun, sipas të cilit, për çdo 2% të rënies së GDP aktuale në krahasim me GDP potencial, norma e papunësisë rritet me 1%.
Për shembull, në qoftëse GDP potencial është 100 %, norma e papunësisë është 6 % dhe GDP aktual bie në masën 96% të GDP potencial, atëher norma e papunësisë do të rritet nga 6% në 8%. Në krahasim me burimet e tjera të prodhimit, puna mund të konsiderohet si burim më pak i rezervueshëm. Një ditë punë e humbur për shkak të papunësisë, është humbur përgjithmonë dhe nuk mund të rifitohet. Kjo karakteristikë e faktorit punë u jep karakter absolut humbjeve ekonomike nga papunësia. Nga studimet që janë bërë, humbjet ekonomike të shkaktuara nga papunësia vlersohen të jenë më të mëdha edhe sesa humbjet që pëson shoqëria nga inefiçienca e monopoleve apo nga humbjet e shkaktuara nga tarifat dhe kuotat. Në këto kushte, norma e papunësisë bëhet një matëse e shendetit ekonomik të një vendi.
Kostoja ekonomike e papunësisë shprehet, në këndvështrimin makroekonomik, në hendekun e prodhimit, pra në diferencën midis produktit aktual dhe atij potencial. Kuptohet, në situata papunësie kjo diferencë merr vlera negative. Një aspekt tjetër ku shfaqen kostot e papunësisë, është dhe fakti se të papunët janë një barrë e rëndë financiare për qeverinë, sepse është kjo e fundit që përballon fondet për dhënie ndihme financiare për të papunët. Zvoglimi i të ardhurave personale,si rezultat i humbjes së vendit të punës, për një kryefamiljar përbën një kosto të dukshme ekonomike të papunësisië, por tashmë parë nga pikpamja mikroekonomike. Një gjendje e tillë çon në uljen e nivelit të jetesës të të papunet dhe të familjes së tij, mbasi tani ata do të konsumojnë më pakë të mira dhe shërbime.
b) Kostot sociale të papunësis. Krahas kostove ekonomike, për të cilat folëm më lartë, papunësia shoqërohet edhe me kosto sociale, të cilat edhe pse është e vështirë të shprehen në vlerë, nuk janë më pak se të parat. Kostot sociale të papunësisë mund të paraqiten në disa forma:
Papunësia shkakton zhvlersimin e kapitalit human. Një papunësi e zhgjatur e ulë në mënyrë serioze vleren e një investimi të kryer në kapitalin human. Ndodh kështu sepse shkalla e arsimit e fituara dhe e aftësis për punë, e humbasin vleren e tyre kur nuk vihen në përdorim për një kohë të gjatë. Rritja e papunësisë mund të shërbejë si shtrat i ngrohtë për rritjen kriminalitetit në shkall vendi. Një rritje në numrin e të papunëve mund të shkaktojë rritjen e numrit të krimeve. Kur individët nuk marrin të ardhura nga një punë e ligjshme, atëherë ata mund të priren t‟u drejtohen rrugëve të paligjshme, pra rrugëve të krimit.
Kostot sociale të papunësisë marrin edhe formën e uljes së dinjitetit personal dhe të keqsimit të shëndetit të të papunëve. Papunësia shoqërohet me uljen e vetvlerësimit, duke u shkaktuar dhimbje atyre që vuajnë për një kohë të gjatë prej saj.
Papunësia e zgjatur e detyron individin që të tërheqet nga pjsëmarrja në mënyrë aktive në jetën shoqërore dhe politike të vendit, i këput ose i dobëson lidhjet e tij shoqërore. Shpesh papunësia bëhet shkak për gjendje depresive e sëmundje të tjera nervore, si dhe për një varg sëmundjesh të zemrës, etj.
Matja e papunësisë
Dy karakteristikat kryesore të një recesioni ekonomik janë rënja në GDP dhe rritja e papunësisë. Ndryshimet në prodhim maten nëpërmjet logaritjes së GDP, kurse ndryshimet në papunësi maten nëpërmjet llogaritjes së normës së papunësisë.
Të dhënat statistikore për llogaritjen e normës së papunësisë mund të merren në rrugë të ndryshme. Si burime kryesore statestikore mund të shërbejnë vrojtimet statistikore, regjistratorët e Zyrave të Punës ose regjistrat e sigurimeve për papunësinë. Shpesh herë, vlersimet zyrtare mbi papunësisnë mbështeten në mënyrë krahasuse në të dhënat e më shumë se një burimi. Megjithatë, vende të ndryshme mund të mbështetën në burime të ndryshme, gjë që e vështirson, në një farë shkalle, krahasimin e treguesve përkatës midis tyre.
Në një kohë të dhënë, një individ mund të jetë i zënë me punë, i papunë ose jasht forcës puntore.
I zënë me punë (i punësuar) konsiderohet ai person që kryen një punë të pagushme, qoftë edhe kur mungon përkohësisht në punë për shkak se është i sëmurë, me pushime ose në grevë.
Të papunë konsiderohen ata persona që nuk janë në punë por kërkojnë punë në mënyrë aktive, ose që presin të rikthehen në punë.
Në një përkufizim më të plotë, një person është i papunë në qoftëse nuk punonë dhe
a) ka bërë përpjekje specifike për të gjetur një punë gjatë katër javëve të fundit,
b) është pushuar nga- -puna dhe pret që të thirret përsëri në këtë punë,
c) është duke pritur të njoftohët për një punë të re muajin e ardhshëm.
Të punësuarit plus të papunët përbëjnë – Forcën puntore.
Të gjithë të tjerët që janë në moshë pune por nuk janë të zënë me punë, nuk përfshihen në forcën punëtore ose në të papunët, ata konsiderohen thjesht jashtë forcës puntore. Ky grup përbëhet nga
pensionistët, studentët, nxënësve në moshe pune, ata largohen nga tregu i punës për të rritur, fëmijët si dhe personat që nuk kërkojnë punë për arsye të ndryshme.
Duke ditur numrin e të pa punëve dhe numrin e forcës punëtore, mund të llogarisim normën e papunësisë.
Shpesh herë treguesit e papunësisë përjashtojnë ata individë që janë të papunë por kanë humbur shpresën për të gjetur punë dhe për këtë arsye kanë hequr dorë nga kërkimi aktiv për një vend pune. Këta quhen të papunë të dëshpëruar (ose të dekurajuar). Sidoqoftë, kur heqin dorë nga kërkimi i një vendi pune, ata duhet të përjashtohen edhe nga kategoria e forcës punëtore.
Në një periudhë reçesioni ka një rritje në numrin e individëve që nuk mund gjejnë punë me kohë të plotë. Ata janë të detyruar , jashtë dëshirës së tyre , që të pranojnë një punë me kohë të pjesshme. Një punësim i tillë i pjesshëm shpesh nuk përfshihet në statistikat e papunësisë.
Përmblodhi dhe përshtati :
STUDENTET.MK