-Pasthirrma është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoret për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve:  O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.

-Pasthirrmat janë karakteristike për gjuhën e folur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.

-Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale – që shprehin ndjenja dhe në pasthirrma urdhërore – që shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit.

Pasthirrma emocionale që shprehin:
Ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, të lumtë, urra etj.;
Frikë, tmerr: bobo, kuku, obobo etj.;
Habi: au, oj, u, ua, uh etj.;
Mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, ahu, i, ptu etj.;
Pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, of, uf etj.;
Nxitje (thirrje, urdhër, lutje): hej, o, ore, pëst, forca, hop, hë, shët etj.;
Përshëndetje, mirënjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe etj.

Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes, edhe në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohen me fuqi të veçantë, pas tyre vihet pikëçuditje:  Ua! Paske ardhur!

 

Përshtati dhe përmblodhi

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S