Përcaktori kallëzuesor i shprehur me mbiemër tregon cilësi të kryefjalës a të kundrinës së drejtë. Në këtë funksion ai mund të jetë në çdo shkallë. Kur përcaktori kallëzuesor që i referohet një kryefjale në numrin shumës ose kundrinës së drejtë shprehet me mbiemër të nyjshëm, ai ka gjithnjë nyjën të, gjë që është shprehje e lidhjes jo të drejtpërdrejtë me emrin të cilit | referohet.
Përcaktori kallëzuesor i shprehur me mbiemër mund të shoqërohet me pjesëzën si e me sa. I shoqëruar me pjesëzën krahasuese si, përcaktori kallëzuesor i shprehur me mbiemrër tregon një karakteristikë të kryefjalës a të kundrinës së drejtë që është e përafërt ose e ngjashme me cilësinë e emërtuar prej mbiemrit: Veriu i hollë frynte mbi arat me të lashta, që dukeshin nën rrëzët e diellit si të mbuluara me mëndafsh të gjelbër. Ky ishte varri i parë që po hapnin dhe te gjithë rrinin si të ngrirë. Nga të qarët sytë i kishte si të përshkënditur, nuk e kishin më atë zjarrin dhe bukurinë e mëparshme.
Ndajfolja sa shoqëron përcaktorë kallëzuesorë të shprehur me mbiemra në shkallën krahasore për të treguar së bashku një karakteristikë cilësore në shkallën më të lartë: Duke menduar të tregohej sa më i qetë, ai filloi përsëri të fliste. Gjatë tregimit ai vuri në dukje shumë hollësira që ta paraqiste ngjarjen sa më të gjallë. Ta bësh sa më të pasur fshatin është vërtet një punë që ia vlen barra qiranë. Në funksionin e përcaktorit kallëzuesor mbiemri ka një përdorim më të gjerë se emri. Rrethi i foljeve që pranojnë përcaktorë kallëzuesorë të shprehur me mbiemër, sidomos i foljeve që tregojnë veprimtari, është shumë më i gjerë se sa rrethi i foljeve që pranojnë përcaktorë kallëzuesorë të shprehur me emër. Folje të tilla si: dëgjoj, dëgjohem. dorëzoj, dorëzohem, derdhem, dergjem, flas, flak, flakem, gjëmoj, hapem, hesht, ha, hahem, jetoj, kuptoj, lëviz, mendoj, mendohem, mbyt. mbytem, mbush, mbushem, ndez, ndizem, ndërtoj, pres (preva) pritem, pyes, pyetem, përpëlitem, psherëtij, përgjig/em. parashtroj, përcjell, përcillem, ruaj, rrjedh, sillem, strukem, shpërthej, shtrihej, shtrihem, shkëlqej, shpëtoj, shpërndaj, shpërndahem, tund, tundem, vështroj, xixëllon, zvarrit. zvarritem etj, pranojnë përcaktorë kallëzuesorë mbiemra. Po nga ana tjetër, mbiemri nuk përdoret pranë foljesh me kuptimin e caktimit, si: emëroj, emërohem. gradoj, gradohem. Pranë urës prej guri diçka kishte ndodhur, sepse fshatarët bisedonin të shqetësuar. Dyllë i verdhë, ai rrinte pranë Mirës dhe vështronte i lodhur në tokë.
Ndryshe nga përcaktori kailëzuesor i shprehur me emër, përcaktori kallëzuesor i shprehur me mbiemër nuk mund t’i referohet një kundrine të zhdrejtë, po, kur i referohet kryefjalës, ai mund të gjendet dhe pranë foljesh kalimtare.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe