Përemri si përcaktor kallëzuesor ka përdorim të kufizuar. Si të tillë përdoren kryesisht përemrat pyetës ç’e çfarë, përemrat dëftorë i tillë, i këtillë, i atillë dhe përemrat e pacaktuar i gjithë, i tërë.
Përemrat dëftorë ky, kjo. ai, ajo përdoren si përcaktorë kallëzuesorë të shoqëruar me pjesëzën po: Njerëzit shtoheshin dhe toka mbetej po ajo: Përemrat pronorë përdoren në këtë funksion kur janë të emërzuar:
Kur dal fushës dhe kur shikoj tokën që u bë e jona, mallëngjehem e më mbushen sytë. Nuk i kam të miat paratë. – i shpëtoi goja Thomait. Këta të poshtër po na e lërojnë qiellin sikur ta kishin të tyrin.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe