Përcaktori kallëzuesor pranë një emri foljor është edhe më i rrallë dhe karakteristik për gjuhën e shkruar të stilit publicistiko-shkencor. Ky tip karakterizohet gjithashtu nga lidhja dyanësore: lidhet drejtpërdrejt me emrin foljor dhe i referohet një emri në rasën gjinore në funksionin e përcaktorit të emrit foljor: ky emër në gjinore tregon vepruesin ose objektin e veprimit të shprehur nga emri foljor.

Shprehet me emër të pashquar në formën e rasës emërore (po të shndërrohet emri foljor në folje. emri në gjinore mund të dalë në funksionin e kryefjalës ose të kundrinës së drejtë) ose me mbiemër.: Ndërsa hyrja e të birit dhëndër e piku në zemër, jeta dhe zakonet e krushqve e vranë fare plakën e mjerë (khs. : Kur hyri i biri dhëndër). Populli feston përvjetorin e shpalljes së Shqipërisë Republikë (khs. : Populli e shpalli Shqipërinë Republikë) Me kapjen e Agimi! të gjallë, ata menduan se do t’ia arrinin qëllimit (khs: : Kur e kapën A gimin të gjallë…)

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author

Admin_S