Përcaktorët e shprehur me përemrat dëftorë i atillë, i ketillë , i tillë, që tregojnë tipare të sendeve, varen, përveç nga gjymtyrë të shprehura me emër të pashquar a të shquar, edhe nga gjymtyrë të shprehura me përemër të pacaktuar. Zakonisht qëndrojnë pas gjymtyrës së përcaktuar, po mund të qëndrojnë edhe përpara saj:

    • Të të thotë miku një fjalë të tillë është gjë e madhe. Populli i do njerëzit e tillë. Sa e sa herë ua kishte hapur rrugën me të tilla mjete. Duke bluar me vete të tilla mendime, Dini kishte bërë një copë rrugë. Pa më thuaj, a mund të gjendet një i tillë?

Përcaktorët e shprehur me përemra pronorë përcaktojnë gjymtyrë të shprehura me emër zakonisht të shquar:

  • Mbarë popull i ynë, të gjithë intelektualët tanë krenohen me rilindësit e tyre. Mora krahun e tij, e hodha në qafë dhe u tërhoqa zvarrë drejt shkëmbit. Me një brengë të madhe në zemër u nda nga njerëzit e vet.  Përcaktori përemër pronor i vetës III mund të përcaktojë edhe një gjymtyrë të shprehur me togfjalësh, në të cilin emri është në trajtë të pashquar; Plaku e vuri re këtë ndryshim të saj, po nuk bëri zë.

Nga përemrat pyetës si përcaktorë me përshtatje përdoren cili dhe i sati, të cilët, në pajtim me kuptimin e tyre leksikor, përmbajnë pyetje për tipare të ndryshme të sendeve. Përcaktojnë një gjymtyrë të shprehur me emër të pashquar:

  • ‘ E sata makinë po kalonte? Cilët miq pret, more burrë? Me cilin brisk e preve? Për cilat vazja po flet radioja? Në cilën shkollë e ke djalin? Në të satin fshat po ndalej mësuesi atë muaj ?  Nga përemrat e pacaktuar si përcaktorë me përshtatje përdoren: i gjithë, i tërë, tjetër. secili, cilido.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author

Admin_S