-Llojet e përemrit
Përemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që zëvendëson emrin.
•Dallojmë disa lloje përemrash:
•Përemrat vetorë: unë, ti ai/ajo (njëjës) – ne, ju, ata/ato (shumës);
•Përemrat vetvetorë: vetja, vetvetja…;
•Përemrat dëftorë: ky/kjo, këta/këto, i tillë, i këtillë…;
•Përemrat pronorë: imi, yti, asaj, jonë, juaj…;
•Përemrat pyetës: kush?, cili?, cila?, çfarë?…;
•Përemrat lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët…;
•Përemrat e pacaktuar: dikush, askush, të gjithë… .

-Përemri vetor
•Përemri vetor tregon veta të ndryshme në njëjës dhe në shumës, vetën e parë (vetën që flet), vetën e dytë (vetën me të cilën flasim) dhe vetën e tretë (vetën për të cilën flasim).
•Përemri i vetës së parë në njëjës unë tregon folësin, kurse në shumës ne tregon një grup njerëzish ku bën pjesë dhe folësi.
•Përemri i vetës së dytë në njëjës ti tregon bashkëbiseduesin, kurse në shumës ju tregon një grup njerëzish ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi.

•Përemrat e vetës së tretë njëjës ai/ajo dhe shumës ata/ato tregojnë qenie ose sende për të cilët bëhet fjalë (duke përjashtuar folësin dhe bashkëbiseduesin).
•Kur i drejtohemi një më të rrituri ose të panjohuri përdoret forma e vetës së dytë shumës në vend të vetës së dytë njëjës:Ju jeni mësuesi i tij?

-Përemri vetvetor
•Përemri vetvetor tregon se i njëjti person vepron dhe i njëjti pëson:
Flas me vete.
•Përemri vetvetor përdoret në kuptimin e përemrave vetorë të çdo vete e të çdo numri.
•Zakonisht vetvetori përdoret për të treguar persona. Për të treguar sende ai përdoret shumë rrallë.
•Përemri vetvetor ka kuptim përemëror dhe strukturë emërore. Ai përdoret me dhe pa parafjalë:Ai e ndjente veten më mirë.
Ai fliste me vete.

•Përemrat vetvetorë përdoren në të njëjtën formë për të dyja gjinitë dhe për të dy numrat.
•Përemri vetvetor përdoret edhe si një emër në trajtë të pashquar me parafjalët: në, më mbi, për etj.
Erdhi në vete.

-Përemri dëftor
•Përemrat dëftorë tregojnë qenie, sende ose tipare të tyre që ndodhen afër ose larg folësit.
•Ata janë: ky/kjo, këta/këto, i tillë, i këtillë etj.
•Përemri dëftor përdoret më vete ose i shoqëruar me emër:
I çmoj ata burra që janë mbledhur.

[vazhdon…]

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S