Kontrolli si funksion i menaxhmentit paraqet proces të sigurimit të suksesit të qëllimeve organizacionale. Udhëheqësit fillojnë me funksionin e kontrollit nga çasti i formulimit të qëllimeve dhe detyrave në organizatë.

Funksioni menaxhues i kontrollit e mat dhe korrigjon realizimin e aktiviteteve në procesin  e punës, me qëllim që të realizohen caqet dhe planet e organizatës.  Edhe pse fjala kontroll dhe fjala pushtet ngjallin para së gjithash emocion negativ, qëllimi i kontrollit është pozitiv: të sigurojë se ajo që është bërë ka qenë e planifikuar.

Përkufizimi bazë lidhur me kontrollin është dhënë nga Fajoli, sipas të cilit kontrolli konsiston në verifikimin nëse çdo gjë kryhet në përputhje me planin e paraparë të punës së hartuar, me instruksionet e dhëna dhe parimet e definuara. Ai ka obligim të zbulojë dobësitë dhe gabimet eventuale t’i parandalojë ose t’i korrigjojë nëse ato ndodhin.

Kontrolli është shumë i rëndësishëm  nëse dëshirohet që organizata të realizojë me sukses qëllimet dhe detyrat e veta. Lidhur me këtë  P.Drucker  thotë se:  “Kontrolli dhe realizimi i qëllimeve janë sinonime”.

Kontrolli paraqet proces përmes të cilit menaxherët e organizatës ndjekin dhe rregullojnë se sa një organizatë, në mënyrë efikase dhe efektive, i realizon aktivitetet e veta të nevojshme për realizmin e qëllimeve organizacionale.

Gjatë procesit të planifikimit dhe organizimit menaxherët vendosin qëllime, formulojnë strategji dhe krijojnë strukturë organizative, të cilat do të mundësojnë që organizata t’i shfrytëzojë resurset dhe të krijojë vlerë të re. Gjatë procesit të kontrollit, menaxherët ndjekin dhe vlerësojnë se strategjitë dhe struktura organizative funksionojnë në bazë të qëllimeve apo jo. Ajo që është me rëndësi të theksojmë se kontrolli nuk duhet të kuptohet vetëm si reagim në situata që veç kanë ndodhur, por ndjekjen dhe vëzhgimin e proceseve dhe parashikimin e situatave që eventualisht mund të ndodhin.

Nga gjithë kjo që theksuam më lart del se kontrolli përfshin matjen e rezultateve të realizuara me standardet, përcaktimin e devijimeve eventuale ndërmjet asaj që është realizuar me atë që është planifikuar dhe ndërmarrjen e masave korrigjuese.

Marrëdhëniet midis planifikimit dhe kontrollit janë lidhur nga Robert Deuelt  në lidhje me qasjen dhe përdorimin e hartës. Sipas planifikohet dhe definohet qëllimi i rrugës tonë në hartë dhe shënohet rruga që do të na shpiejë në qëllim. Ne e kontrollojmë dhe e konsultojmë apo e shohim hartën gjatë rrugës duke iu përmbajtur qëllimit. Gjatë rrugës deri në cak nëse ne nuk e kontrollojmë hartën, mund të largohemi nga autostrada nëpërmjet rrugëve dalëse dhe rrugicave. Fillimisht,  planifikimi, pas kësaj edhe kontrollimi neve na mbajnë në drejtimin e duhur.

 

Përmblodhi dhe përshtati ;

STUDENTET.MK

About Author